Friday, May 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rikthehet Krenar Ceno , ndërton një kat pa leje në hotelin Kraal në Vlorë, i biri bëri bujë pak muaj më parë

Editor by Editor
May 15, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Rikthehet Krenar Ceno , ndërton një kat pa leje në hotelin Kraal në Vlorë, i biri bëri bujë pak muaj më parë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Rikthehet Krenar Ceno , një kat pa leje në hotelin Kraal në Vlorë, i biri bëri bujë pak muaj më parë  

Biznesmeni Krenar Ceno duket se i ka punët mirë me “të zotët” e Vlorës dhe duke mos pyetur për ligj apo polici, po ndërton pa leje në hapësira prej qindra metrash katrorë pa patur asnjë problem. Ndërkohë, siç postoi më herët në rrjetet sociale deputeti Erjon Braçe, një fermer kishte marrë 26 milion lekë gjobë se ndërtoi një kasolle pa leje!

Rikthehet Krenar Ceno , një kat pa leje në hotelin Kraal në Vlorë, i biri bëri bujë pak muaj më parë  

Denoncimi në lidhje me ndërtimet pa leje të biznesmenit Ceno u bë fillimisht nga faqja Disidentët, e cila ka publikuar edhe fotografi duke theksuar se Ceno kishte marrë leje për vendosje panelesh diellore, ndërkohë që ka ndërtuar një kat të tërë pa leje në hotelin “Kraal” në breg të detit në Vlorë.

“1 kat i tërë shtesë, plus ndërtim shtesë në mbyllje objekti mes 2 pallateve 400 m2. Hotel Kraal, ka shtesë objekti pa leje…leja që ka marrë për katin e fundit është për panel diellor që nis në pikë 0 centimetër e përfundon në 2 metër lartësi, pra e pjerrët…

Ndërkohë që ndërtimi është çati normale. E veç kësaj, mes 2 objekteve në një hapësirë tarracë është ndërtuar objekti 400 m2, që policia kur ne jemi interesuar na thotë se qenka i legalizuar. (Absurde….nuk ka asnjë objekt të legalizuar për ndërtime të pas vitit 2015)”, shkruan faqja në fjalë.

Shkelja duket qartë nga kilometra largësi, por askush nuk ka ndërhyrë për të ndaluar shkeljen e ligjit, ndërkohë që çdo qytetar tjetër do të ishte rrasur në burg edhe për ndërtimin e një kasolleje siç ndodhi në rastin e mësipërm.

Kati pa leje në rreth. Rikthehet Krenar Ceno , një kat pa leje në hotelin Kraal në Vlorë, i biri bëri bujë pak muaj më parë  

Ceno duket se e merr pushtetin edhe prej votës që ka përmes vajzës së saj në Këshillin Bashkiak të Vlorës nën siglën e Partisë Socialiste.

Anisa Ceno përfaqëson socialistët në Këshillin Bashkiak dhe kjo duket se mjafton si leje për të ndërtuar pa leje në mes të Vlorës.

Përdhunimi në grup, Albi Ceno pagoi dhomën e hotelit ku u dhunua 26-vjeçarja

Ndërkohë, Albi Ceno, djali i biznesmenit Krenar Ceno është arrestuar disa muaj më parë për ngjarjen e bujshme të përdhunimit në grup të një vajze në një hotel të Vlorës. Ngjarja ndodhi në tetor 2023 dhe djemtë ia hodhën paq me pak ditë burg!

Në dëshminë e siguruar nga mediat të njërit nga të arrestuarit Oltjan Tahiri në atë kohë, ka pohuar se në mbrëmjen e datës 20 Tetor 2023 rreth orës 20:20, së bashku me një të njohurin e tij, i cili quhet “Vilo”, kanë shkuar para “Neptunit”, ku kanë takuar D. Ajo ka hipur në makinën e tyre dhe të tre së bashku kanë shkuar tek lokal “Baracuda” në Zvërnec.

Oltjani sqaron se aty ata kanë konsumuar pije alkoolike dhe lëndë narkotike kokainë, të cilën sipas tij e ka siguruar i njohur si “Vilo”.

Oltjani shprehet se më vonë tek lokal ”Barakuda” ka shkuar dhe shoku i tij Albi Ceno, i cili së bashku me ata ka konsumuar pije alkoolike dhe lëndë narkotike.

Gjatë kohës që ai ka qëndruar tek lokal “Barakuda” ka kryer marrëdhënie seksuale me D. në ambientet e lokalit.

Më pas Oltjani shton se D., është larguar së bashku me Albi Cenon ndërsa ai ka qëndruar me “Vilon” tek lokali.

Pak më vonë e ka telefonuar Albi, i cili ishte në shoqërinë e një shoku të tij, Gentjano Mehmeti, i cili i ka thënë se D. nuk ndihej mirë dhe kishte vjellë tek makina e tij.

Oltjani tregon se pasi e ka telefonuar Albi është ngritur nga tavolina dhe është takuar me Albin, Gentjanon dhe Dorinën përballë me hotel “Fjortes”.

Kjo pasi, Albi e ka marrë prapë në telefon duke i thënë të shkoj tek dhoma nr.201. Kur ka shkuar aty, e ka pritur Gentjani një kat më poshtë.

Kur janë ngjitur tek dhoma, Albi ishte i ulur tek kolltuku, ndërsa D. ka qenë e shtrirë tek krevati.

Sipas deklaruesit, D. sillej çuditshëm dhe bënte veprime të pavetëdijshme. Oltjani thotë se të tre filluan ta ngacmonin dhe ta zhvishnim D., e cila është afruar tek ata dhe ka nisur të bëj seks oral me të tre.

Më pas ai tregon se Albi Ceno, ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me 26-vjeçaren D. Pasi ka mbaruar Albi, Gentjano Mehmeti ka kryer marrëdhënie me të.

Oltjani sqaron se kur kanë mbaruar, Gentjano dhe Albi janë larguar nga dhoma dhe pas tyre është larguar dhe ai.

Ai ka shpjeguar në polici se në lokal “Barakuda” ishte i mbyllur, por atë e kishte hapur “Vilo”, i cili kishte porositur edhe lëndën narkotike kokainë, ndërsa hashashin e posedonte D., e cila e kishte të dredhur në formë cigareje dhe u kishte dhënë të gjithëve.

Ndërsa përsa i përket njollave të gjakut të konstatuar në çarçafin e krevatit të hotelit, ai shprehet se mund ti ketë dalë D., pasi ka kryer seks anal me Gentjano Mehmetin.

Previous Post

INVESTIGIMI/ Dosja “5D”, dalin në skenë Fatbardh Meça dhe Indrit Zeqa , pse u shmang hetimi për I.B Recycling ?

Next Post

Premier League bën hapa mbrapa? Mendohet heqja dorë nga sistemi VAR, votimi muajin tjetër

Next Post
Premier League bën hapa mbrapa? Mendohet heqja dorë nga sistemi VAR, votimi muajin tjetër

Premier League bën hapa mbrapa? Mendohet heqja dorë nga sistemi VAR, votimi muajin tjetër

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç
AKTUALITET

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç

by Editor
May 3, 2025
0

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Laç. Të plagosurit janë Liridon Ismaili Daniel Gjeloshi...

Read moreDetails
“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

March 19, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

March 7, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë

May 9, 2025
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al