Tuesday, June 10, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e Bejtjas/ Zbardhet skema e atentatit, por nuk dihen autorët

Editor by Editor
March 16, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Vrasja e Bejtjas/ Zbardhet skema e atentatit, por nuk dihen autorët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pasditen e së premtes është ekzekutuar në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, Gentian Bejtja, ish-punonjës i policisë së burgjeve, i cili i kishte shpëtuar 3 atentateve të mëparshme.

Bejtja është ekzekutuar brenda rrethimit të banesës, ndërsa dyshimet e para kanë të bëjnë me faktin se viktima ose është tradhëtuar nga persona që kanë pasur dijeni për lëvizjet e tij, ose autorët e dyshuar të krimit apo ndihmës të tyre, kanë mbajtur nën survejim për një kohë të gjatë 42-vjeçarin. Ky i fundit dyshohet se për muaj me rradhë është fshehur në zonën e Lezhës, nga ku mendohet se një ditë më parë ka lëvizur drejt banesës së tij në Larushk.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur 50 gëzhoja, që i përkasin armëve automatike që u shkrehën ndaj Bejtjas, ndërsa dyshohet se në krim kanë marrë pjesë 4 persona.

Ndaj Bejtjas është qëlluar me 3 armë automatike, nga 3 persona, që dyshohet se ishin të maskuar dhe me veshje të zeza, të cilët kanë zbritur nga automjeti tip Land Rover, që më pas u dogj, duke qëlluar me breshëri. Viktima ka tentuar të largohet drejt një fushe, por pa mundur t’i shpëtojë atentatit të katërt ndaj tij.

Sipas raportimeve, porta kryesore e banesës së Bejtjas ka qenë e hapur dhe një gjë e tillë iu ka mundësuar autorëve të futen direkt në oborr.

Bejtja dyshohet se ka qenë pak metra larg nga oborri, ka qenë në pjesën e pasme të shtëpisë kur është qëlluar me breshëri

Autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të viktimës kanë lëvizur në drejtim të fshatit Hasan dhe kanë djegur makinën.

Dyshohet se autorët janë pritur nga një tjetër mjet i cili i ka larguar nga zona.

Gentian Bejtja, ish-polic dhe eksponent i njohur i botës së krimit, është ekzekutuar pasditen e të premtes, të 15 marsit, në banesën e tij. Një atentat i mirëorganziuar i mori jetën ish-policit të Burgjeve, ndaj të cilit u derdhën breshëri plumbash kallashnikovi.

Tre herë u shpëtoi atentateve, por armiqtë duket se e kishin mbajtur në survejim dhe kanë vepruar kur Bejtja arriti në shtëpinë në Fushë Krujë. Pas 8 muajsh në kërkim nga policia, ai shkoi dje në banesë ku e priste nëna e vetme, por gjeti vdekjen. Ndaj tij është qëlluar me 4 kallashnikovë, teksa ka qenë në serë. Bejtja ishte në kërkim për t’u marrë në pyetje lidhur me atentatin që u bë ndaj tij më korrik 2023.

Gentian Bejtja u ka shpëtuar tre atentateve më parë. Në korrik 2023, i zunë pritë bashkë me dy fëmijët dhe kunatin, Ramazan Sino, i cili humbi jetën.

Bejtja ishte një person i njohur për policinë, me precedentë në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës.

Previous Post

Përfshihet nga flakët një banesë në Fier, shpëtojnë mrekullisht familjarët

Next Post

E rëndë: Prej vitesh i ndarë nga gruaja, burri i jep fund jetës me fostoksinë

Next Post
E rëndë: Prej vitesh i ndarë nga gruaja, burri i jep fund jetës me fostoksinë

E rëndë: Prej vitesh i ndarë nga gruaja, burri i jep fund jetës me fostoksinë

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria harron të fitojë, kuqezinjtë barazojnë në Letoni dhe komplikojnë çdo gjë për Botërorin

Shqipëria harron të fitojë, kuqezinjtë barazojnë në Letoni dhe komplikojnë çdo gjë për Botërorin

June 10, 2025
Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Bujar Nasufit, ja çfarë pa bashkëshortja

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Bujar Nasufit, ja çfarë pa bashkëshortja

June 10, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al