Saturday, July 5, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home OP-ED

Pakti me Ramën, shitje me vulë

Editor by Editor
March 12, 2024
in OP-ED, POLITIKE
0
Pakti me Ramën, shitje me vulë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Andi Bushati

Partia Demokratike ka bërë një pakt ku ka pranuar që në këmbim të njohjes së shumicës berishiste nga Rama, të shesë të drejtat themelore të opozitarizmit.

Prej pesë muajsh proteste radikale në kuvend, ku janë përndezur flakadanët dhe kanë ushtuar bilbilat, PD kërkonte përpos njohjes legjitime si opozitë edhe të drejtën për të cilin e ka mandatuar publiku, atë për të kontrolluar abuzimet marramendëse të qeverisë. Në emër të këtij detyrimi opozita e bashkuar këmbëngulte, që prej tetorit të shkuar, në ngritjen e tetë komisioneve hetimore për investimet strategjike, grabitjen te Porti i Durrësit, udhëtimet me çarter të kryeministrit, rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, aferës McGonigal,110 milionë eurove të Bechettit, kontratave konçensionare në shendetësi dhe vendimarrjeve në konflikt interesi.

Me urdhër të Edi Ramës, që ishte i impikuar drejtpërdrejt këto çështje, komisionet nuk u ngritën asnjëherë, duke shkallmuar çdo regull të deriatëhershëm parlamentar. Madje në fund të dhjetorit, PS, vetëm me votat e veta, e ndryshoi edhe ligjin duke e kthyer të drejtën e deputetëve për të hetuar në një farsë që këtej e tutje do të luhet pas dyerve të mbyllura.

Këtë të martë palët janë ulur në tryezë për ti zgjidhur këto mosmarrëveshje, pra edhe njohjen e PD-së reale dhe të drejtën e saj për të kontrolluar ekzekutivin.

Por, po të ndalosh për një moment këtu e kupton se që në premisë negocimi u krye në pozita të pa barabarta. Sepse të bësh një marëveshje nënkupton që secila palë të lëshojë diçka nga vetja, për hir të kompromisit. Por në rastin konkret PD dhe PS u ulën në pozicione, ku e para edhe nëse merrte maksimumin, fitonte vetëm atë që i takonte dhe e dyta, qoftë edhe nëse lëshonte gjithçka, nuk jepte asgjë nga vetja. Pikërisht për këtë opozita ishte e dënuaër që mos bënte pazar të tipit: na jepni këtë që tu falim këtë tjetrën. Ajo ishte e dënuar të kishte tre vija të kuqe, të panegociueshme: njohjen si palë në reformën zgjedhore, ngritjen e të teta komisioneve hetimore dhe funksionimin e tyre sipas ligjit të pa ndryshuar.

Por, ajo bëri fiks të kundërtën: negocioi njohjen e grupimit Berishist nga Rama në këmbim të dorëzimit të kauzës për hetimin e këtij të fundit. Nxjerrjen jashtë loje të kllounëve të Bashës, me çmimin e lartë të flijimit të disa komisioneve.

Dhe kur sheh atë që ndodhi e ke të lehtë të arrish në konkluzionin se rezultati i paktit është një disfatë për opozitën. Vërtet ajo çertifikoi njohjen si palë, vërtet ajo arriti të hedhi në kosh refrenin dy vjeçar të mazhorancës se “nuk pranojmë asgjë që vjen nga Saliu”, vërtet ajo po e zhvesh “AliBashën” nga e drejta e vetos për reformën zgjedhore, por të gjitha këto, ndonëse mund të quhen fitore të vogla për burokratët e opozitës, nuk kanë asnjë domethënie për shumicën anti Rama. Nëse një pjesë madhe e publikut ka qenë e bindur se PD i takonte Berishës si më i votuari mes demokratëve, ajo e ka mbështetur aksionin e tij, jo për sytë e bukur të doktorit, as për nostalgjinë kundrejt liderit historik, por me bindjen se vetëm një opozitë reale, mund ti vërë fre abuzimeve të Ramës. Kryeministri autokrat mbështeste kundërshtarë fallco vetëm që ata mos ti hapin andralla, por ai nuk ka asnjë problem nëse këtë rol pranon ta marrë përsipër edhe opozita reale. Duke pranuar të shesë disa komisione në emër të njohjes nga pushteti, PD ja e rithemeluar bëri pikërisht atë që do kishte bërë me qef dhe Basha. Ajo tradhëtoi kauzën e transparencës me të cilën mëkoi për gjysëm viti publikun. Asnjë njeri me mendje të ftohtë nuk mund ti kuptojë sot disa kontradikta krejtësisht të dukshme.

Çfarë duhet vula nëse atë e fiton në këmbim të heshtjes për bredhjet e Ramës me çarter?

Përse vlen njohja de facto e kryetarit non grata, nëse ajo bëhet në dëm të transparencës për investimet strategjike?

Ç’kuptim ka legalizimi zyrtar i shumicës opozitare, nëse kjo shumice nuk kërkon llogari për mbi 100 milionët e fluturuara të Bechettit?

Ç’fitore quhet të nxjerrësh nga loja një kalë të ngordhur si Basha, kur bën paqe me faktin se s’do thërresësh të deponojnë para deputetëve, Ramën, Duçkën, Agron Nezën?

Opozita u qetësua, u ul në tryezë, i pushoi bilbilat dhe i fiku flakadanët duke marrë vetëm dy komisione hetimore gjysmake nga tetë që kërkonte fillimisht. Dhe ky është mëkati i saj më i madh. Jo se edhe njëherë, njësoj siç ka ndodhur në dhjetë vite, doli me bisht në shalë nga një pakt i ri me Ramën, por se për të marë thjeshta atë që i duhej pak personave, sakrifikoi atë që i interesonte pjesës dërrmuese të popullit opozitar: për vulën shiti transparencën.

/Lapsi.al/

Previous Post

Kërkesa e Berishës për masën e sigurisë, Gjykata e Posaçme merr vendim

Next Post

Ra nga çatia, identifikohet shqiptari që vdiq në Itali/ EMRI

Next Post
Ra nga çatia, identifikohet shqiptari që vdiq në Itali/ EMRI

Ra nga çatia, identifikohet shqiptari që vdiq në Itali/ EMRI

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mes skandaleve të Bankers Petroleum, historia e një zhvatjeje prej tre dekadash

Skandali i Bankers Petroleum nuk ka mbërritur në veshin e opozitës. Ende asnjë reagim nga PD për mashtrimin 20-vjeçar të kompanisë

July 4, 2025
Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?

Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?

July 4, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al