Saturday, October 31, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home SHOWBIZ

Dhuna mes Princit dhe Elias, Policia kërkon pamjet filmike/ Prokuroria po heton për…

Editor by Editor
in SHOWBIZ
0
Dhuna mes Princit dhe Elias, Policia kërkon pamjet filmike/ Prokuroria po heton për…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës kërkon pamjet e kamerave të sigurisë në rezidencën e Princit Leka Zogu, atje ku dy ditë më parë, pati një konfrontim fizik mes këtij të fundit dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia, dhe familjarëve të saj.

Sipas raportimeve, inspektori i komisariatit nr.1 të Policisë, që mbulon zonën ku ndodhet rezidenca, ka dorëzuar një kërkesë zyrtare, ku kërkohet administrimi i pamjeve nga kamerat e sigurisë.

Grupi hetimor kërkon pamjet për të hedhur më tepër dritë për konfliktin fizik mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë pasditen e 5 marsit.

Prokuroria ka nisur hetimet për dhunë në familje, ndërsa Gjykata pranoi sot kërkesën për urdhër-mbrojtje nga njëri-tjetri të Elia Zaharias dhe Princ Lekës. Vendimi u dha nga gjyqtari Artan Haradinaj. Mësohet se gjykatësi ka urdhëruar që Princi Leka mund ta takojë vajzën e vogël 3 vjeçare vetën në prani të dados. Ndërkohë që çifti duhet të mbajë distancë 5 metra nga njëri-tjetri.

Princ Leka dhe Elia Zaharia, që janë në proces divorci, akuzojnë njëri-tjetrin për akte dhune, madje përplasjet fizike mes tyre u regjistruan edhe me aparate celulare.

Gjithçka ka nisur kur Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën në shtëpinë e tij, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia. Siç rrëfen Princ Leka në dëshminë e tij, në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë.

Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm, teksa Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.

Madje, në dëshminë e tij, Princ Leka pretendon se është dhunuar me sende të forta si statuja e drurit, ndërsa thotë se ish-vjehrri i ka grisur edhe xhupin në sy të vajzës. Ai thotë se sherri nisi nga ana e Gjergj Zaharia që “ka filluar me fjale fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë t’i duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua”.

Previous Post

EMRI/ Lejoi kontrabandën, pezullohet nga detyra specialisti i doganës

Next Post

Pamje emocionuese: Vëllai i Liridona Ademajt i takon fëmijët e motrës së ndjerë pas një kohe të gjatë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Media spanjolle rikthen në vëmendje vdekjen e Saimir Sulës: Familja kërkon zbardhjen e misterit

Media spanjolle rikthen në vëmendje vdekjen e Saimir Sulës: Familja kërkon zbardhjen e misterit

October 31, 2026
I vihet zjarri autobotit me molotov

I vihet zjarri autobotit me molotov

October 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al