Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Fredi Beleri dënohet me 2 vite burg

Editor by Editor
in POLITIKE
0
Fredi Beleri dënohet me 2 vite burg
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

GJKKO vendosi dënimin me 2 vite burg për Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës. SPAK kishte kërkuar dënimin me 2 vite e 6 muaj burg me akuzën e korrupsionit në zgjedhje, por GJKKO në vendimin e saj ka ulur me 6 muaj kërkesën e Prokurorit të SPAK.

Ndërkohë GJKKO dënoi me 1 vit e 6 muaj burg Pandeli Kokaveshin, i konsideruar si bashkëpunëtor i Belerit. Por Kokaveshit i konvertohet dënimi me 3 vjet shërbim prove.

Avokati mbrojtës i Fredi Belerit, në një deklaratë për mediat, në përfundim të seancës, u shpreh se vendimi ishte politik. Sipas tij, porositës i këtij vendimi ishte kryeministri Edi Rama.

“Ju e dëgjuat diskutimin përfundimtar të Fredi Belerit. Gjyqtari e ndërpreu diskutimin e Blerit, për të transmetuar tensionin që ishte jashtë këtij procesi. Ju e patë si bërtiste, si i ndërpreu fjalën Belerit. Ishte vendim politik, sikurse e porositi kryeministri. Aktet proceduriale janë të gjitha të falsifikuara. Beleri u ndoq për katër ditë, pa vendim prokurorie”, tha avokati.

Para se të shpallej vendimi, kryebashkiaku i Himarës lexoi deklaratën përfundimtare, ku pretendoi se ishte nën presion nga togat e zeza. Sipas Belerit, provat dhe faktet kundër tij, nuk janë verifikuar.

“Prokurori kërciste stilolapsin në tavolinë gjatë gjyqit, ky është presion. Ky hetim dhe këto akuza janë sajesa qesharake. Këto konkluzione nuk mund të merren parasysh, dosja nuk ka fakte ndaj nuk kam kërkuar gjykim të shkurtuar. Të gjitha gjetjet e Prokurorisë kundërshtohen nga avokatët e mi. Herët a vonë, e vërteta do dalë një ditë. Jam përgjuar 24 orë në ditë, provat nuk përputhen. Në të njëjtën kohë që thuhet se Arseni ka folur me mua, ai ishte në komisariatin e Vlorës. Prokuroria duhet të verifikonte faktet. Gjykata e Apelit pranoi të gjitha kërkesat e prokurorisë dhe asnjë kërkesë timen. Një ndër to t’i kërkonte informacion gjykatës së Vlorës. Kjo është një çështje politike, me mua u shkelën të gjitha parimet edhe prezumimi i pafajësisë. U tejkaluan kompetencat. Kërkesa e prokurorisë për 2.6 vjet burg nuk ka asnjë logjikë. Për dy kryetarë bashkie ka kërkuar shërbim prove. Sa herë të ketë zgjedhje rezultati do jetë i njëjtë, himarjotët nuk janë budallenj. Është e padrejtë që kësaj çështjeje t’i jepet kuptim patriotik. Jam besimplotë nuk e ndjej veten fajtor. Herët a vonë do gjej drejtësi. Sot duhet t’i thoni jo presionit të pushtetit, të tjerët janë kalimtarë dhe besnikë të partisë. Dy prokurorët do t’i gjykojë historia”, tha Beleri.

Seanca u ndoq nga përfaqësues të ambasadës greke si dhe mbështetës të tij nga Himara. Këta të fundit kanë reaguar duke thirrur në seancë “Turp, Turp”, pasi GJKKO shpalli vendimin.

I pranishëm ishte edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj. Prokuroria e akuzoi se kishte ofruar para për të blerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve.

Previous Post

Rilindja&Rithemelimi, dy koka një model!

Next Post

Irani ekzekuton ‘agjentin e Mossad’, detajet

Next Post
Irani ekzekuton ‘agjentin e Mossad’, detajet

Irani ekzekuton ‘agjentin e Mossad’, detajet

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zgjedhjet dhe vonesat institucionale në Kosovë “pengojnë agjendën” me SHBA-në

Zgjedhjet dhe vonesat institucionale në Kosovë “pengojnë agjendën” me SHBA-në

September 15, 2026
Konflikti për pagat, një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë

Konflikti për pagat, një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al