Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home SHOWBIZ

Arrestimi i Liamit në “BBV”, flet avokati: Skandal, nuk është lajmëruar asnjëherë

Editor by Editor
in SHOWBIZ
0
Arrestimi i Liamit në “BBV”, flet avokati: Skandal, nuk është lajmëruar asnjëherë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka ekzekutuar ditën e sotme një vendim gjykate të shkurtit 2022, që dënonte Liam Osmanin, banorin e ri të “Big Brother Vip 3” me 2 vjet e 6 muaj burg, e në lidhje me këtë ka reaguar Dritan Shehaj, përfaqësuesi ligjor i tij.

Në një njoftim të Policisë thuhet se ai përmes mashtrimit ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat.

Por avokati Shehaj u shpreh se klienti i tij Liam Osmani, i njohur ndryshe nga publiku si Liam Mandiaro, nuk ka pasur dijeni për dënimin.

Ai shprrehet se ish-banori i “Big Brother VIP” është një shtetas gjerman që jeton e punon në Gjermani në një nga spitalet në Këln dhe se autoritetet shqiptare nuk u janë drejtuar asnjëherë autoriteteve të Gjermanisë për ta kërkuar ose njoftuar.

Shehaj e konsideron një padrejtësi arrestimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, teksa shtoi se për dënimin, nuk kanë pasur dijeni as autoritetet e aeroportit “Nënë Tereza” dhe as ato të Policisë Tiranë.

Reagimi i avokatit:

“Lidhur me ndalimin e kryer sot nga forcat e policise per banorin e big brother, Liam Osmani, dhe njoftimit se ai eshte denuar per mashtrim nga Gjykata e Tiranes, sqarojme se behet fjale per nje ceshtje per te cilen Laim Osmani nuk ka patur asnjehere dijeni, dhe eshte teresisht i paqarte per rrethanat per te cilat ndaj tij jane ngritur akuza te tilla. Vetem diten e sotme, pas shoqerimit nga policia, Liam Osmani ka ardhur ne dijeni te akuzave ndaj tij dhe ekzistences se nje vendimi gjyqesor qe e ka shpallur fajtor per vepren penale te Mashtrimit ndaj nje personi tjeter, per shumen prej 6000 euro.

Ky proces penal ne ngarkim te tij, eshte zhvilluar ne mungesen e Liam Osmanit, ai nuk eshte vene asnjehere ne dijeni te ketij fakti, nuk eshte njoftuar asnjehere nga organet e policise, organi i prokurorise, dhe ne fund as nga gjykata perkatese. Liam Osmani nuk ka patur asnje dijeni per keto akuza, as ka mashtruar apo genjyer ndonjehere ndokend, por te gjitha marrdheniet  e tij  te biznesit i ka te dokumentuara me kontrata dhe dokumenta financiare te rregullta, te cilat rrezojne katerciperisht akuzen e mashtrimit, te ngritur padrejtesisht ndaj tij, dhe te gjykuar ne fshehtesi te plote nga institucionet e gjykates dhe prokurorise.

Liam Osmani eshte nje shtetas gjerman, qe jeton dhe punon ne Keln, Gjermani, ne nje nga spitalet e ketij qyteti, dhe eshte e paimagjinueshme qe organet ligjzbatuese te shtetit shqiptar, te mos ti drejtohen asnjehere autoriteve gjermane per ta kerkuar, per ta njoftuar, per ta thirrur per te dhene shpjegime, per ta vene ne dijeni te akuzave qe jane ngritur ndaj tij, per ta degjuar perpara se te nxirrnin konkluzionet perkatese, dhe perpara se ta denonin ne mungese, dhe nxitimthi.

Madje ne menyre paradoksale, per denimin e tij nuk kane dijeni as autoritetet e kufirit te aeroportit te Rinasit, nga ku Liam Osmani ka hyre ne territorin shqiptar perpara 1 jave, nuk kane dijeni as sherbimet e policise te komisariateve te Tiranes, ku Liami ka jetuar keto dite, por cuditerisht kjo gje behet publike vetem pas hyrjes se tij ne shtepine e Big Brother. Sqarojme se Liam Osmani do te ndjeke te gjitha procedurat ligjore per te vene ne vend padrejtesine qe i eshte bere, vendimi i gjykates brenda pak ditesh do te behet null, dhe ceshtja do te shqyrtohet nga e para, dhe jemi te sigurt se ne perfundim Liam Osmani do te shpallet i pafajshem””, citohet avokati nga “TCH”.

Previous Post

Neritan Vladi: Koha të fitojmë si alternativë e besueshme me Bashën kryeministër

Next Post

Kasandër Noga, kadeti që u bë vrasës

Next Post
Kasandër Noga, kadeti që u bë vrasës

Kasandër Noga, kadeti që u bë vrasës

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

245 aplikime për të punuar me “agjencinë e propagandës së regjimit”

245 aplikime për të punuar me “agjencinë e propagandës së regjimit”

September 15, 2026
Zgjedhjet dhe vonesat institucionale në Kosovë “pengojnë agjendën” me SHBA-në

Zgjedhjet dhe vonesat institucionale në Kosovë “pengojnë agjendën” me SHBA-në

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al