Ndeshja e djeshme mes Partizanit dhe Kukësit, e gjykuar nga kryesori tiranas, Erjon Bastari, pati tre momente të dyshimta, të cilat me ndihmën e Hamitit në VAR, u menaxhuan si duhet.
21′ Top i lartë, që diskutohet në një duel ajror mes Mehmetit dhe Rashitit, i cili prek sferën me dorë, pas një devijimi të Mehmetit vetëm pak centimetra larg. Bastari thirret të shohë rastin në ekranin e VAR nga Hamiti dhe në fund vendos vijimin e lojës. Fakti që sulmuesi i Kukësit është në kërcim e sipër dhe nuk e shmang dot hapjen e krahëve, shto këtu edhe distancën shumë të vogël nga devijimi i topit, i jep të drejtë Bastarit. Gjithsesi, mbetet një moment i interpretueshëm, pasi pamjet nuk janë të qarta sa duhet. (VIDEO)
53′ Murati ndërhyn ndaj Mba në zonë, pasi del huq për të goditur topin. Pamjet tregojnë për penallti, me mbrojtësin e Kukësit, që tregohet naiv. Bastari e akordon pa nevojën e VAR-it. (VIDEO)
66′ Murataj merr një vertikalizim nga Mehmeti dhe tund rrjetën, por anësori i anulon gjithçka për pozicion jashtë loje. Pamjet tregojnë se mesfushori ka qenë pak më i avancuar se kundërshtarët. (VIDEO)