Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Merr fund saga e gjyqeve për pronësinë e Top Channel, i mbetet përfundimisht familjes Hoxha

admin by admin
in AKTUALITET
0
Merr fund saga e gjyqeve për pronësinë e Top Channel, i mbetet përfundimisht familjes Hoxha
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një kalvari të gjatë seancash gjyqësore, që zgjatën mbi 8 vite, për pronësinë e Top Channel, drejtësia është vendosur sot në Gjykatën Kushtetuese, e cila pas një seance maratonë ka njohur si pronarë të vetëm dhe legjitimë të televizionit më të madh në vend familjen Hoxha.

Me një shumicë votash prej 7 vota pro dhe 2 kundër, nga nëntë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, e veja e themeluesit të Top Channel, Dritan Hoxha, Vjollca Hoxha si dhe fëmijët Lori Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha, u janë njohur 100% të aksioneve, përkatësisht nga 20% secili.

Dy ish miqtë e të ndjerit Dritan Hoxha, përkatësisht Albert Sino dhe Aurel Baçi u bën aksioner fiktiv në vitin 2007 për shkak të një ngërçi ligjor të asaj kohe, kur KKRT (sot AMA) nuk lejonte që televizionet kombëtare të kishin 1 aksioner të vetëm.

Për këtë arsye, i ndjeri Dritan Hoxha iu besoi dy miqëve të vetë 60% të aksioneve, përkatësisht 40% Albert Sinos dhe 20% Aurel Barçit.Ndonëse hynë fiktivisht dhe pa investuar as edhe një qindarkë për aksionet, me ndryshimin e ligjit, familja Hoxha u dha dy ish-miqve të Dritan Hoxhës mundësinë të tërhiqnin aksionet e tyre dhe të largoheshin nga Top Channel.

Por mesa duket, për shkak të interesave okulte si dhe lakmisë për të gllabëruar një pronë që nuk u takonte, Albert Sino dhe Aurel Barçi vendosën të mos pranojnë tërheqjen nga aksionet që nuk kishin paguar asnjë lekë për t’i pasur.

Dhe vetë gjykata, me me vendimin Nr.5259, datë 06.06.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lëshoi dëshminë e trashëgimisë ligjore të të ndjerit, duke caktuar si trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë bashkëshorten, paditësen Vjollca Hoxha, dhe fëmijët Lori, Sara, Redia dhe Itan Hoxha.

Edhe ky vendim nuk u njoh nga dy ish-aksionerët tashmë, të cilët vendosën të tentonin deri në fund për të grabitur padrejtësisht Top Channel.

Megjithatë, familja Hoxha e vijoi betejën në sistemin gjyqësor, ku Gjykata e Apelit të Tiranës, i dha të drejtë atyre, duke rrëzuar si të pavlefshme kontratën e shitjes së aksioneve të Albert Sinos dhe Aurel Baçit.

“Detyrimin e palëve të paditura Albert Sino dhe Aurel Baçi të njohin pronar paditësit Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha pronar edhe mbi 60% të aksioneve të Shoqërisë “Top Channel” sh.a me Nipt K120070024, për shkak se kontrata e shitjes së aksioneve me nr.1154 Rep dhe Kol date 15.06.2007 është absolutisht e pavlefshme pasi është kryer në kundërshtim me ligjin.

Urdhërohet ç’regjistrimi nga regjistri i aksioneve të Shoqërisë “Top Channel”sh.a nga të paditurit Albert Sino dhe Aurel Baçi dhe nga regjistri i ekstraktit të Shoqërisë në Qendrën Kombëtare te Biznesit, pasi në bazë të të cilit është bërë regjistrimi i tyre në regjistër është i pavlefshem”, thuhej në vendimin e Gjykatës së Apelit në atë kohë.

Bejeta ligjore do të zhvendosej në Gjykatën e Lartë, e cila gjithashtu do të mbante të njëjtin qëndrim, duke mos njohur Sinon dhe Baçin si aksionerë, ndërsa 100% të aksioneve i takonin familjes Hoxha.

Vendimi është volusur tashmë përfundimisht në Gjykatën Kushtetuese, organi që zgjidh mosmarrëveshjet e palëve në Gjykatën e Lartë, ku me një vendim të drejtë i është dhënë familjes Hoxha, si e vetmja trashëgimtare e 100% e televizionit Top Channel.

Kjo ishte dhe përpjekja e fundit e dy ish miqve të Tanit për t’i marrë pronën, duke mos njohur asnjë kod moral, shoqëror dhe familjar me familjen Hoxha.

Shumëkush pyet, a do kishin guximin Albert Sino dhe Aurel Barçi t’i merrnin pronën Dritan Hoxhës nëse ai do të ishte ende gjallë. Këtë përgjigje më mirë se kushdo e dinë ata! (Voxnews)

Previous Post

Fansi i Ledjonës shumë pranë shtëpisë, ja mesazhi që i jep

Next Post

E fundit/ Tërmet në Elbasan

Next Post
E fundit/ Tërmet në Elbasan

E fundit/ Tërmet në Elbasan

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

1200 policë në terren për protestën e studentëve dhe të PD-së, në gatishmëri edhe autobotët ujë hedhës

1200 policë në terren për protestën e studentëve dhe të PD-së, në gatishmëri edhe autobotët ujë hedhës

November 7, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Elbasan, makina i përkiste një punonjëseje të Bashkisë

Zbardhet shpërthimi me tritol në Elbasan, makina i përkiste një punonjëseje të Bashkisë

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al