Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Kërkohej për vrasje në tentativë, arrestohet ish-terroristja e Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe

Editor by Editor
in BOTË, KRYESORE
0
Kërkohej për vrasje në tentativë, arrestohet ish-terroristja e Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Është arrestuar Daniela Klette, e kërkuar ndër të tjera për vrasje të mbetur në tentativë. Ish-terroristja 65-vjeçare e RAF (Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe) është arrestuar në Berlin, siç njoftoi prokuroria e Verdenit (Saksonia e Ulët). Për rrethanat e sakta të arrestimit për momentin nuk të dhëna të tjera.  “Ne kemi një arrestim të zonjës Klette,” tha Koray Freudenberg, prokuror i lartë, zyra e të cilit po heton Klette dhe të dyshuarit e tjerë Ernst-Volker Staub dhe Burkhard Garweg.

Prokurorët kishin publikuar më parë një kërkim publik për Klette-n dhe patën kërkuar ndihmë. Një program televiziv e bëri publik kërkimi dhe hetuesit në Saksoninë e Poshtme – ku ndodhën shumë nga grabitjet – thanë se kishin marrë 161 sinjale rreth vendndodhjes së mundshme të të dyshuarve.

Sipas zyrës së prokurorit, ajo zhvillon hetime që në vitin 2015 për Kletten dhe dy ish-anëtarë të tjerë të RAF, Ernst-Volker Staub dhe Burkhard Garweg. Përfaqësuesit e brezit të tretë të RAF besohet se kanë vrarë kreun e atëhershëm të Deutsche Bank, Alfred Herrhausen dhe kreun e organizatës së administrimit të besuar Treuhand, Detlev Karsten Rohwedder.

Hetuesit janë të bindur se Staub, Klette dhe Garweg filluan një seri grabitjesh me dhunë në supermarkete dhe kamionë me para në vitin 1999 për të siguruar jetesën e tyre ilegale.

Dhjetë ditë më parë ndodhi një alarm i rremë në lidhje me RAF, kur një burrë, që udhëtonte në një tren rajonal në Wuppertal u ngatërrua me ish-anëtarin e RAF, Ernst-Volker Staub. Policia dhe njësitë e armatosura speciale sulmuan stacionin qendror të trenit të Wuppertalit, në qytetin gjerman perëndimor të Wuppertal-it në fillim të këtij muaji, pasi morën një informacion se ish-terroristi i majtë Ernst-Volker Staub ishte parë në një tren atje.

Grupi terrorist i ekstremit të majtë Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe (RAF) luftoi me  dhunë për më shumë se 20 vjet kundër të ashtuquajturit “sistem imperialist” të Republikës Federale të Gjermanisë. Nga viti 1971 deri në 1993, terroristët vranë 34 njerëz, midis tyre përfaqësues të botës së biznesit dhe politikës, si Prokurorin e Përgjithshëm federal Siegfried Buback dhe Presidentin e shoqatës së punëdhënësve Hanns Martin Schleyer. Në prill 1998, RAF njoftoi shpërbërjen si organizatë dhe nuk ka asnjë provë që ish-organizata terroriste është ende aktive./DW

Previous Post

Ankimimi ndaj gjobës së KQZ, mbahet sot seanca gjyqësore për padinë e kryebashkiakes së Durrësit

Next Post

Çfarë ndodhi? Roza hipën sipër krevatit të Romeos dhe e godet me shqelma

Next Post
Çfarë ndodhi? Roza hipën sipër krevatit të Romeos dhe e godet me shqelma

Çfarë ndodhi? Roza hipën sipër krevatit të Romeos dhe e godet me shqelma

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026
Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al