Ka nisur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e thirrur nga opozita, ku mijëra mbështetës të saj, janë mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë. Protesta e opozitës është hapur nga Luçiano Boçi, nënkryetar i PD-së, i cili tha se sot qytetarët janë mbledhur për shkak të lakut në fyt që Qeveria e Edi Ramës i ka vendosur çdo shqiptari, nga të rinjtë te pensionistët.
Boçi tha se këto godina nuk janë tuajat, por janë vendet ku bëhen pazaret e pista të Qeverisë, janë godina ku lulëzon krimi, korrupsioni, afera, ku vritet e ardhmja e çdo shqiptari.
“Na takon ne ti shembim ato porta, ti hapim dyer, pasi vetëm kështu, njerëzit do të marrin në dorë fatet e tyre. Ne duhet të vazhdojmë luftën tonë, ne duhet të vazhdojmë betejat tona, pasi vetëm kështu do të bëjmë drejtësi dhe këtë Kryeministër do e çojmë pas hekurave”, tha Boçi.