Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

300 mijë euro për kokën e Inez Hajrullës! “Shkodrani” zbërthen planin dhe fundos shokët

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
300 mijë euro për kokën e Inez Hajrullës! “Shkodrani” zbërthen planin dhe fundos shokët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Plot 300 mijë euro i janë premtuar Amarildo Nikollit, të njohur ndryshe edhe si ‘shkodrani’, në gusht të vitit 2023 kur u nis të eliminonte Inez Hajrullën. Shifrën e ka zbuluar vetë Nikolli pas arrestimit, gjatë rrëfimit të tij përpara autoriteteve. Nikolli ka rrëfyer se ishte kontraktuar nga dy djem xhaxhallarësh me inicialet L.Z dhe E.Z si dhe nga shtetasi i arrestuar me tre emra, Muharrem Koroveshi, alias Ismailaj dhe Myftaraj.

Gjashtë muaj pas këtij rrëfimi, vetëm dy ditë më parë, Koroveshi u vu në pranga, ndërsa dy kushërinjtë u shpallën në kërkim.

Amarildo Nikolli alias Xhanej ka treguar se L.Z dhe E.Z., e kanë shoqëruar personalisht në momentin që është nisur të kryejë vrasjen pranë zonës së quajtur “Oslo”, territor ky që kontrollohet nga grupi i drejtuar nga Inez Hajrulla.

Në momentin që ka ndërhyrë policia dhe ka arrestuar Nikollin, dy kushërinjtë kanë mundur të largohen me vrap dhe tu shpëtojnë prangave.

Tashmë treshja po hetohen për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Ndërsa Nikolli është kthyer në një bashkëpunëtor të drejtësisë dhe deklarimet e tij janë kyçe në zbardhjen e disa atentateve të bujshme të ndodhur gjatë viteve 2020-2023.

Inez Hajrulla është armiku i përbetuar i Sokol Sinomatajt, të njohur si ‘buzëderri’, i cili ka qenë i dyshuari kryesor për vrasjen e Edison Harizajt, ‘faqedjeguri’. Pas eliminimit të Harizajt, ishte Hajrulla ai që kaloi në krye të grupit kriminal.

Hajrulla u ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjerë.

Në vitin 2017 kur u dëmtua në të dyja këmbët pasi një sasi eksplozivi shpërtheu në mjetin e tij dhe në vitin 2019, kur konsumonte një kafe në kompleksin ‘Oslo’ në zonën e Lungomares, u qëllua me breshëri plumbash nga dy makina në lëvizje. Pas përgatitjes së atentateve dyshohet se qëndron familja Sinomataj.

Previous Post

“Të shkul flokët dhe ekstejshënat”/ Meri për Rozën: Kemi lënë shtëpitë dhe njerëzit tanë jashtë dhe…

Next Post

Debat mes Eglës dhe Julit: Ky më ngre zgupthi mua?!

Next Post
Debat mes Eglës dhe Julit: Ky më ngre zgupthi mua?!

Debat mes Eglës dhe Julit: Ky më ngre zgupthi mua?!

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sot në orën 14:00 protestë kombëtare para Ministrisë së Arsimit!

Sot në orën 14:00 protestë kombëtare para Ministrisë së Arsimit!

November 7, 2026
Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al