Me rastin e Shën Valentinit, Vëllai i Madh ka vendosur që të surprizojë çiftet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Sara-Bardhi, Ilnisa-Meritoni dhe Heidi-Romeo u nxorën nga shtëpia e “Big Brother VIP 3” për t’u dërguar më pas në ambientin që u kamuflua si një vend romantik të veçantë.
Por në fakt ata u dërguan në një ambient të mbushur me pula, dhi dhe dele. “Çfarë është kjo erë”, u shprehën ata. Çifteve iu caktua një sfidë që do të shtojë para në çmimin e madh ose do t’i ulë me 20 mijë euro.
Në sfidën e dhënë duhet që të mblidhen vezët dhe qumështi i nevojshëm nga kafshët. Ndryshe nga çfarë prisnin, çiftet nuk do të shijojnë darkë dhe momente romantike, por do të merren me kafshët.