Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Këlliçi: Denoncimi i PD demaskoi emërimin e njeriut të inceneratorëve në krye të pasurive të sekuestruara nga Balla

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Këlliçi: Denoncimi i PD demaskoi emërimin e njeriut të inceneratorëve në krye të pasurive të sekuestruara nga Balla
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar vendimin e ministrit të Brenshëm, Taulant Balla për të emëruar dhe shkarkuar nga drejtimi i pasurive të sekuestruara, njeriun e inceneratorit fantazëm të Tiranës, pronari faktik i të cilit është Erion Veliaj.

Në denoncimin nga selia blu, Këlliçi theksoi se ‘rasti i djeshëm mund te jetë unik në botë se si një ministër, emëron e më pas shkarkon pas vetëm pak orësh një drejtor të rëndësishëm’.

Të nderuar qytetarë,

Ditën e djeshme denoncova nga kjo foltore skandalin e radhës për biznesin fitimprurës të inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Pronari faktik, që siç e dëshmoi dhe vetë ish nr.2 i qeverisë, është Erion Veliaj, u kujdes që administrimi i parave të bëhej nga Ferdinand Tarazhi, njeriu i besuar i prestanomeve të përdorur deri tani.

Pasi u prezantua nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme në orën 10:30, Tarazhi do të shkarkohej vetëm pak orë më vonë nga Ministri i Brendshëm, fill pas denoncimit tim.

Shkarkim që fillimisht u mohua nga Balla dhe mediat e paguara nga Inceneratori i Tiranës, me në krye portalin e Carlo Bollinos, tashmë të kallëzuar në SPAK për grabitjen e truallit publik në mes të Tiranës. Por çfarë thotë vetë shkresa e bërë publike nga Taulant Balla dje?

Në ekran të nderuar qytetarë keni këtë shkresë, ku në pikën 4 citohet shprehimisht :

‘Urdhri nr.39, datë 12.02.2024, i Ministrit të Brendshëm ‘Për delegim të kompetencave’ shfuqizohet’.

Taulant Balla i kapur me presh në duar, u detyrua të shfuqizojë menjëherë emërimin e të besuarit të bandës së inceneratorëve.

Në fakt që në krye të herës, Taulant Balla e dinte shumë mirë se kë po emëronte. Caktimi i Tarazhit ishte pjesë e skemës gjigante të inceneratorëve. Balla thjesht shpresonte që akti i tij të mos merrej vesh, të kalonte në fshehtësi.

 Forca e Opozitës së pakapur kjo është. Të denoncojë skandale si ky, tu tregojë qytetarëve të vërtetën sa herë abuzohet me pushtetin.

Rasti i djeshëm mund te jetë unik në botë se si një ministër, emëron e më pas shkarkon pas vetëm pak orësh një drejtor të rëndësishëm. Njeriu i Mërtirit dhe Erion Veliajt do të vijonte të ushtronte detyrën shtetërore të menaxhimit të inceneratorit, pra do vijonte ta kontrollonte impiantin e miliona eurove, nëse ne nuk do të kishim reaguar në kohë rekord.

Garantojmë qytetarët se Partia Demokratike është e vendosur që të mos ndalet së denoncuari dhe kallzuari të gjithë ata persona që janë të përfshirë në këtë mega aferë dhe jo vetëm.

Ditët në vijim, unë do të publikoj sërish të tjera dokumente për biznesin e dherave dhe pasuri të fshehura në kullat e Tiranës, të cilat SPAK ende nuk i ka sekuestruar.

Momenti ka ardhur që SPAK të mos heshtë më, ndryshe kjo strukturë thjeshtë do të konsiderohet si partnere e grupit të strukturuar kriminal që ka ideuar dhe implementuar aferën korruptive të shekullit.

Previous Post

Altin Çoku i nxori foto intime 27-vjeçares që u vetëvra, nëna e viktimës: Montazh, s’është ime bije

Next Post

“Izolimi, taktika më e keqe e mundshme”, ministri hungarez: Anëtarësimi i Serbisë në BE, s’duhet të kushtëzohet me Kosovën

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026
Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al