Një gol i Xhuliano Skukës në minutën e 90, ka shmangur humbjen e Partizanit përballë Egnatias kryesuese në kryeqytet, duke mbajtur gjallë shpresat e të kuqve se mund të rikuperojnë diferencën e thellë mes dy skuadrave në renditje.
Ndeshja ka qenë shumë e ekuilibruar, me të dy skuadrat që kanë lejuar pak hapësira për të rrezikuar. U desh një gjuajtje e Spahiut nga distanca që t’u jepte avantazhin miqve, të cilët kërkuan me ngulm golin edhe në vijim, duke vënë disa herë në vështirësi Qirkon. Por në fund, devijimi para portës i Skukës solli barazimin 1-1, që lë në 10 pikë distancën mes vendit të parë dhe të dytë në renditjen e Superiores.
PARTIZANI-EGNATIA 1-1
90′ Skuka / 59′ Spahiu
NGJARJET KRYESORE
90’+8’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
90’ GOOOL PARTIZANI! Hadroj nis një pasim të gjatë drejt Sotës, i cili e kthen në qendër sferën. Skuka nuk gabon me devijimin e tij duke çuar sferën në rrjetë. (VIDEO)
88’ Rrapaj ka një mundësi të mirë për të shënuar me një gjuajtje të befasishme, por çon topin në duart e Sherrit. (VIDEO)
85’ Dulis merr vendin e Ibrahimoglu te Egnatia.
84’ Spahiu përfiton nga një top i larguar nga Sota për të tentuar menjëherë portën, por këtë herë duke mos gjetur katërkëndorin. (VIDEO)
82’ Një tjetër mundësi e artë e Egnatias me Zejnullain i cili gjen hapësirën në zonë dhe gjuan, por sheh sferën të bllokohet nga Atanaskoski. (VIDEO)
81’ Buxhelaj merr vendin e Carës në fushën e lojës.
79’ Spahiu ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal topin me dorë pas një rivënie anësore.
76’ Të kuqtë përpiqen të përfitojnë nga goditjet standarte, me një këndore që harkohet në zonë ku Sembene gjuan mes mbrojtësve, por nuk gjen portën. (VIDEO)
73’ Montenegro nga e djathta krijon hapësirën për të pasuar për Fernandon në qendër, gjuajtja e këtij të fundit fluturon mbi traversë. (VIDEO)
66’ Qarkullon më shumë topin Partizani por tashmë nuk ka më ekuilibër në mesfushë dhe rrezikohet nga kundërsulmet e miqve.
61’ Mba ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Malotës.
59’ GOOOL EGNATIA! Spahiu lëshon një gjuajte të fortë nga distanca që mposht Qirkon dhe ndalet në rrjetë. (VIDEO)
58’ Skuka dhe Mba hyjnë në fushë në vend të Mensah dhe Maget.
57’ Mensah ndëshkohet me karton të verdhë.
56’ Maget nuk mund të vazhdojë më, pas një përplasje në fushë dhe largohet drejt dhomave të zhveshjes.
51’ Cara nga ana tjetër gjuan nga e majta duke mposhtur Sherri, por sfera ndalet nga shtylla. (VIDEO)
49’ Përsëri miqtë me anë të Zejnullait, i cili gjuan me një diagonale. Qirko në dy kohë kontrollon me vështirësi. (VIDEO)
48’ Aksion i shpejtë me disa pasime i Egnatias, në fund është Spahiu i cili gjuan por gjen Qirkon e vëmendshëm në pozicion. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.
45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45’+2’ Cara hyn në zonë nga e majta dhe gjen hapësirën për të gjuajtur, pa arritur të koordinohet për të çuar sferën në rrjetë. (VIDEO)
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
38’ Pas një goditje dënimi Maget devijon me kokë, por nuk gjen portën e skuadrës mike.
32’ Anulohet gol i Partizanit. Të kuqtë gjejnë rrjetën pas një aksioni nga e majta, Cara ndalet fillimisht nga Sherri dhe më pas me gjuajtjen e dytë çon sferën në rrjetë. Protesta të rrogozhinasve për prekjen e topit nga Mensah në pozicion jashtë loje. VAR-i konfirmon pretendimet e rrogozhinasve duke anuluar golin. (VIDEO)
28’ Ndjehet tensioni në fushë, me një përplasje mes Mensah e Xhemajlit që detyron Xhajën të paralajmërojë futbollistët. (VIDEO)
22’ Rrezikojnë edhe rrogozhinasit me një top të kthyer që shkon në këmbët e Fernandos, gjuajtja e të cilit grushtohet nga Qirko. (VIDEO)
18’ Top në thellësi për Taipin, por Sherri nuhat gjithçka dhe del e mbërthen sferën.
12’ Cara shpërthen në krahun e majtë dhe pason për Taipin, i cili gabon gjithçka para portës duke fluturuar sferën mbi traversë. (VIDEO)
11’ Partizani mundohet të gjejë Mensah në sulm me vertikalizime të shpejta, por deri tani mbrojtja e Egnatias ka qenë perfekte në mbulim.
8’ Montenegro kombinon me Spahiun i cili gjuan, por gjen bllokimin e një mbrojtësi të skuadrës vendase që largon topin në këndore.
4’ Qarkullim topi në të dy krahët, por askush nuk provon që të gjuajë drejt portës kundërshtare në minutat e fillimit të ndeshjes.
1′ Nis dueli në “Arenën e Demave”.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Qirko, Hadroj, Sota, Sembene, Atanaskoski, Ismaili, Maget, Mensah, Rrapaj, Cara, Taipi
TRAJNER: Orges Shehi
EGNATIA: Sherri, Malota, Xhemajli, Ndreca, Fernando, Aleksi, Zejnullai, Fangaj, Ibrahimoglu,Montenegro, Spahiu
TRAJNER: Edlir Tetova