Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Ahmetaj: Nuk bëhem “kokë turku” për Edi Ramën!

Editor by Editor
in KRYESORE, POLITIKE
0
Ahmetaj: Nuk bëhem “kokë turku” për Edi Ramën!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron pas urdhër-arrestit ndaj tij për çështjen e inceneratorëve.

Ai tha se Rama kërkon që ta bëjë “kokë turku”, por shtoi se nuk do e pranojë një gjë të tillë.

“Është ndërtuar një narrativë e tërë që ky është njeriu që duhet ta hajë. Ky të vejë në të s’ëmës. Nuk bëhem unë kokë turku për Ed Ramën. Nuk bëhem për askënd, jo për Ed Ramën. Unë do të mbaj kryqin që më takon në kurriz. Por nuk mbaj kryqin e askujt tjetër dhe unë nuk jam krijesë që mund të kërcënohem, as nga Robespierët, as nga kriminelët, as nga burgu, as nga jashtë burgut. Jam ndonjë trim, jo, njeri normal jam. Kam frikë, sigurisht kam frikë si çdo njeri. Kam frikë nga vdekja, sigurisht, do të vdesim një ditë, sigurisht. Por nuk jam krijesë që mund të kërcënohem. Kjo është e sigurtë”, theksoi ai në një intervistë për “Çim Peka Live”, transmetuar këtë të Enjte.

– Ju nuk pranoni të bëheni kokë turku për Edi Ramën. Nëse ai njeri ka nevojë t’ju kërcënojë, do të thotë se ju dini diçka për të. Nëse dini, kur keni në plan të flisni. Ai ju kërcënon që ju të pranoni të bëheni kokë turku?

Arben Ahmetaj: Unë nuk jam pjesë e kësaj dhe të vërtetën nuk e kam unë detyrë ta zbuloj. Unë me këto që po kërkoj, po shtyj drejt të vërtetës. Gjithë diskutimi është që, kur unë kam thënë ndjek paranë, pse Robespieri preferon të merret me familjen time. E di ti se fëmija im 3 vjeç nuk ka më shtëpi në Shqipëri sot, se i është sekuestruar. E mban mend OFL. OFL sekuestronte, ata që goditeshin, jetonin në shtëpitë e tyre. A e di ti se gjykata e SPAK ka vendosur që të mos përdoret shtëpia as nga fëmija, as nga Eriola as nga familja e saj. A e di ti se gjykata speciale ka vendosur kundër vendimit të divorcit, që unë të financoj Kejsin, më kanë bllokuar llogaritë, nuk financoj dot gocën tim të dytë, është 18 vjeç. Unë nuk kontribuoj në rritjen e fëmijës tim, të Kejsi. Aa ka bërë korrupsion. Çfarë është kjo shkelje, kjo urrejtje. A e di se unë e kam lajmëruar ministrin Çuçi se po më ndjekin njerëz nga pas. Me siguri do të jetë SPAK. Duhet të merrte leje SPAK, thashë. D.m.th qenka përmbysur sistemi, SPAK mbi gjykatën dhe mbi të drejtat e qytetarëve. Po cilat janë dy parimet kryesore të drejtësisë. Parimi i parë është pavarësia dhe nuk i takon të thotë; nuk ka të paprekshëm. Prokurori nuk flet, vepron dhe kur veprat e tij janë në kundërshtim me ligjin është shumë e rrezikshme për demokracinë dhe drejtësinë. Prandaj reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme dhe çështja ime është shumë e rëndësishme për reformën e vërtetë në drejtësi. E di çfarë thotë një diplomat shumë i nderuar; që SPAK është një nga gjërat më të rëndësishme që kemi bërë ne në Shqipëri. Jo, më e rëndësishmja në Shqipëri është demokracia, futja në NATO, liberalizimi i vizave, të drejtat e njeriut, zhvillimi ekonomik, nuk mund të jetë një instrument. Është reforma në drejtësi e gjitha që bazohet tek pavarësia nga politika dhe nga prezumimi i pafajësisë. Si ka mundësi që 60% e të burgosurve nën hetim janë në paraburgim. Është mesjetare. Numërova gjithë ato emra. As armikut që më ka zënë derën e shtëpisë nuk ja uroj burgun.

Previous Post

Gazetarja publikon fotot e SPAK të Ahmetajt me Mërtirin

Next Post

Horoskopi 2 Shkurt 2024, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Next Post
Horoskopi 2 Shkurt 2024, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi 2 Shkurt 2024, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al