Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Ahmetaj: Nëse hetohet inceneratori i Tiranës, shqiptarët do llahtarisen. Ja ç’më thonë Ambasadorët

Editor by Editor
in KRYESORE, POLITIKE
0
Ahmetaj: Nëse hetohet inceneratori i Tiranës, shqiptarët do llahtarisen. Ja ç’më thonë Ambasadorët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Arben Ahmetaj, ish-zv.Kryeministër i shpallur në kërkim nga SPAK, ka pohuar shoqërinë dhe miqësinë me Mirel Mërtirin, i konsideruar si pronari i inceneratorëve. Por Ahmetaj tha se pavarësisht miqësisë, ka mbrojtur interesin publik dhe ka refuzuar Mërtirin në rastin e inceneratorit të Tiranës.

“Meqë më thoni që kam mik dhe kam favorizuar Mërtirin, atëherë pse e kam refuzuar me shkresa propozimin për inceneratorin e Tiranës”, tha Ahmetaj.

Ai u shpreh se dy qendrat e Tiranës shkojnë në ambasada dhe thonë: ishte idea e Arben Ahmetajt. “Kam kontakte me diplomatët në Tiranë, dhe më thonë se i shkojnë në takime, nga dy qendrat e Tiranës dhe më akuzojnë mua për inceneratorët. Po edhe sikur ta kisha unë idenë e inceneratorëve, a mbaj unë përgjegjësi për menaxhimin? Eshtë perverse të shkojnë në Ambasada dhe të thonë ishte idea e tij”, tha Ahmetaj.

Ish-zv.Kryeministri deklaroi se nëse sot po investigohet sa lekë janë blerë pllakat apo laminatet e kuzhinës, është pyetur edhe zdrukthtari nga Elbasani, ndërkohë nuk merren me procedurat e inceneratorit.

“Nëse do të bëhet një hetim i vërtete i inceneratorit të Tiranës, shqiptarët do të llahtarisen se ku do të shkohet”, tha Ahmetaj.

Ndalemi pak këtu. Nuk po hetoheni për inceneratorët, por inceneratorët është hetuar dhe po hetohet Mirel Mërtiri, për të cilin ju keni thënë se keni njohje dhe e keni mik. Tani pyetja ime është, se nuk paskeni firmë, nuk paskeni qenë pjesë e procedurave, duke qenë se ju nuk keni qenë pjesë e procedurave, nuk keni asnjë firmë për inceneratorin e Elbasanit dhe Tiranës si shpjegohet që në dosjen e Altin Dumanit figurojnë disa pagesa nga subjekti ITS në favor të ish-bashkëshortes në favor për rregullimin e disa apartamenteve. Pse duhet të paguanin për ju.

Arben Ahmetaj: Nuk është e vërtetë. Ju falënderoj që e bëtë pyetje. Bëhet fjalë për 2.7 milionë lekë të reja në total, për një pronë të familjes time të dikurshme për rikonstruksion që ka të bëjë për pllakat dhe tubat e ujit. Dhe ish-gruaja ime Albina ka kontraktuar, siç kontrakton rëndom si ti dhe çdo shqiptar, për të rregulluar dyshemenë, apo tubat një individ, i cili ka pasur marrëdhënie kontraktuale me ish-bashkëshorten time dhe ajo nuk ka asnjë lloj kontrate, asnjë lloj transaksioni me ITS. Nëse personi në fjalë ka punuar për shumë kompani dhe mund të ketë përdorur niptin gabimisht apo me qëllim të ndonjë kompanie, kjo nuk është puna e ish-bashkëshortes time. Ç’punë ka. Ka dhënë paratë për të paguar ndërrimin e tubave të ujit dhe kabllove elektrike. Jemi duke folur për 2.7 mln lekë të reja, në një pronë e cila është deklaruar që nga viti 2009, është gati një pronë prej 160 metrash. Po kthehemi, a e njihni Mirel Mërtirin? Po e kam njohur Mirel Mërtirin dhe dua të sqaroj se, kur unë e kam njohur Mirel Mërtirin, i kishte filluar punët dhe madje të verifikohet se kur e kishte filluar punën në Fier, ai apo grupi i tij, apo kompania e tij që nuk e di nga ana e ogjikës juridike se si mund ti ketë krijuar entitetet. Ka pas filluar punë. Sepse u hap se paskam pasur një mesazh kafeje me Baftjar Zeqon. Unë nuk kam pirë kafe me Baftjar Zeqon, për të ndihmuar kënd.

Sipas hetimeve të Altin Dumanit, gjithmonë sipas pretendimeve të SPAK, janë zbardhur disa komunikime nga telefoni juaj BlackBerry, të sekuestruara, në ato komunikime ju orientoni që shtetasi Mirel Mërtiri të zhvillojë takime me kryebashkiakët e majtë. Pretendohet për tendera ujësjellësash, që në fakt ka marrë në të gjitha bashkitë me matësat e, që sot nuk funksionojnë, por ky nuk është problemi juaj, ka marrë diku tek 19 milionë euro tendera. A e keni ndërmjetësuar ju Mirel Mërtirin me kryebashkiakët e majtë të qeverisjes tuaj, për ta ndihmuar atë.

Arben Ahmetaj: Jo dhe jo. Ky është moment shumë i rëndësishëm. Praktikisht unë e ti këtu nuk jemi për të folur për Mirel Mërtirin, por meqë më pyete, thashë e kam njohur, po e them dhe tani.

Previous Post

Ahmetaj zbulon kur kuptoi se Rama e “braktisi”

Next Post

I nxorri të palarat, Noka kërcënon live gazetarin: Mbylle gojën, i pafytyrë

Next Post
I nxorri të palarat, Noka kërcënon live gazetarin: Mbylle gojën, i pafytyrë

I nxorri të palarat, Noka kërcënon live gazetarin: Mbylle gojën, i pafytyrë

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Faza e dytë e regjistrimit/ “Çorbë” në U-Albania, ç’aktivizohet opsioni i “kuotave të lira”

Faza e dytë e regjistrimit/ “Çorbë” në U-Albania, ç’aktivizohet opsioni i “kuotave të lira”

September 15, 2026
Një në katër të punësuar merr pagë minimale, rritet pesha e pagave më të larta

Një në katër të punësuar merr pagë minimale, rritet pesha e pagave më të larta

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al