Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Ahmetaj: Nuk po hetohem për incerenatorët, kur kërkohej arrestimi isha me…

Editor by Editor
in KRYESORE, POLITIKE
0
Ahmetaj: Nuk po hetohem për incerenatorët, kur kërkohej arrestimi isha me…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Arben Ahmetaj, ish-zv. Kryeministër, i shpallur në kërkim nga SPAK, thotë se nuk është arratisur nga Shqipëria, por ka qenë jashtë vendit për pushime me familjen e tij.

Në një intervistë për Syri TV, Ahmetaj tha se ndaj tij është zhvilluar luftë: juridiko-politike, mediatiko-politike dhe politike, ku shtrati i luftës është politika.

“Isha jashtë Shqipërisë kur mora vesh që kërkohej imuniteti im në Kuvend nga SPAK. Isha me pushime me familjen time, unë kam besim te vetja ime, por jo te drejtësia. Nuk e kisha menduar që në një drejtësi të re, do të përballesha në këtë formë, por kemi një drejtësi të influencuar politikisht”, tha Ahmetaj.

Ai tha se nuk është arratisur nga Shqipëria, nuk e ka ndihmuar askush. “Në momentin që është kërkuar imuniteti im, as shokët e mi, kolegët e mi, nuk uleshin as të pinin kafe, si në kohën e qoftëlargut”, tha Ahmetaj.

Ish-zv.Kryeministri tha se refuzoi të kthehej në Shqipëri, pasi i gjithë procesi kundër tij ishte i frymëzuar politikisht, ishte një goditje politike.
“Unë e kam humbur besimin te SPAK, pasi në dosjen që kam lexuar nuk ka prova dhe fakte, uroj që të mos humbas besimin te kjo që quhet drejtësia e re, megjithëse Inspektori i ILD-së, Artur Metani, e ka thënë që kemi një struktutë të reme të njëjtët njerëz”, tha Ahmetaj.

Ai tha se nuk ka pasur asnjë rol në rastin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, duke shtuar se “SPAK ka një dosje me 320 faqe, që bazohet vetëm te dyshime”.

Ai tha se nuk po hetohet për inceneratorët, por po hetohet e gjithë jeta e tij. “Po hetohem për pastrim parash, për fshehje të ardhurash dhe korrupsion, po hetohet çdo detaj i jetës sime, por jo për inceneratorët, pasi nuk kam pasur asnjë rol te procedurat, ishin autoritetet kontraktore që vendosnin gjithçka”, tha Ahmetaj.
Previous Post

E pabesueshme/ Tërmeti trondit shtetin europian

Next Post

Tiku mbetet vetëm, braktiset nga Florian Binaj

Next Post
Tiku mbetet vetëm, braktiset nga Florian Binaj

Tiku mbetet vetëm, braktiset nga Florian Binaj

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sot në orën 14:00 protestë kombëtare para Ministrisë së Arsimit!

Sot në orën 14:00 protestë kombëtare para Ministrisë së Arsimit!

November 7, 2026
Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al