Monday, June 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Atanaskoski magjik, e pabesueshme çfarë ka shpëtuar (VIDEO)

Editor by Editor
January 28, 2024
in Sport
0
Atanaskoski magjik, e pabesueshme çfarë ka shpëtuar (VIDEO)
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vllaznia dhe Partizani luajnë sot një përballje shumë të fortë mes tyre në Shkodër, ku ndeshen ekipi i vendit të tretë me atë të vendit të tytë. Një ndeshje ku sigurisht ka rëndësi rezultati për renditjen përfundimtare në “Final 4” që përcakton rrugëtimin drejt trofeut.

Trajneri Osmani ka bërë pak lëvizje në krahasim me ndeshjet e kaluara, duke i besuar të njëjtit grup lojtarësh që ka marrë serinë e fitoreve radhazi në kampionat dhe Kupë. Ndërsa nga ana tjetër, Orges Shehi ka vendosur që të kthejë titullar edhe në kampionat Skukën, duke parë formën që ky i fundit kaloi në ndeshjen e Kupës.

LIVE VLLAZNIA-PARTIZANI 1-1
42′ (p) Balaj / 23′ Maget

NGJARJET KRYESORE

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

86’ Sala dhe Pusi marrin vendin e Alivodës dhe Malës, me trajnerin Osmani i cili mundohet të freskojë ekipin në minutat e fundit.

85’ Prej disa minutash të dy skuadrat nuk arrijnë të rrezikojnë me gjuajtje drejt portës.

84’ Mba merr vendin e Carës në radhët e skuadrës së Partizanit.

79’ Zëvendësime nga të dy skuadrat me Grudën i cili i bën vendin Çobës te vendasit ndërsa Janjeva merr vendin e Taipit te miqtë.

67’ Atanaskoski ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Grudës.

61’ Mala nga e majta lëshon një gjuajtje që devijohet nga Qirko, Gruda ka mundësinë të shënojë në portën e të kuqve por ndalet nga Atanaskoski në vijën fatale. (VIDEO)

60’ Provon edhe Rrapaj nga distanca, shënjestra nuk është e duhura dhe topi shkon jashtë.

58’ Kundërsulm i shpejtë i Partizanit që finalizohet me një gjuajtje të Muratajt, i cili fluturon sferën mbi traversën e shkodranëve. (VIDEO)

56’ Dy harkime radhazi në zonën e Vllaznisë nga krahët, në fund është Mensah i cili gjuan me kokë por nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

53’ Boshnjaku ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

50’ Aksion i shpejtë i shkodranëve me Grudën në të djathtën. ai tenton të gjejë hapësirën për të gjuajtur, por Sembene e ndal dhe më pas Qirko largon sferën në anësore.

47’ Mala nga e majta hyn në zonën e Partizanit, por në rastin e parë sheh gjuajtjen t’i bllokohet ndërsa në të dytën sfera shkon jashtë katërkëndorit.

46′ Skuka i lë vendin Mensah në fillimin e pjesës së dytë te Partizani.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

45’ Harkim i gjatë në zonë, Qarri del dhe devijon topin para Skukës.

44’ Shkodranët kërkojnë një tjetër penallti pas një devijimi në zonë duke pretenduar për penallti, gjyqtaria Koçi bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

42’ GOOOL VLLAZNIA! Balaj shënon me penallti. (VIDEO)

42’ Sembene ndëshkohet me karton të verdhë pasi lëvizi topin te pika e penalltisë.

30’-42’ Penallti për Vllazninë! Pas një harkimi në zonë, ka një kontakt mes Balajt dhe Sotës me sulmuesin i cili bie në tokë. Koçi bën shenjë për penallti dhe më pas VAR-i e konfirmon. (VIDEO)

38’ Sembene shfrytëzon shtatlartësinë e tij mes mbrojtjes shkodrane pas një goditje këndi, gjuajtja e tij me kokë përfundon jashtë.

37’ Pas zhvillimit të një tjetër goditje këndi, topi mbetet te Balaj i cili gjuan, por nuk gjen portën kundërshtare. (VIDEO)

35’ Shkodranët mundohen të gjejnë golin me një goditje këndi, topi i harkuar drejt qendrës ndalet nga Qirko para devijimit të Juriç.

32’ Reagimi i Vllaznisë vjen me një gjuajtje të Alivodës, i cili provon nga e djathta, por sfera kalon pasqyrën e portës dhe shkon jashtë.

27’ Atanaskoski jep një top në thellësi për Skukën, ky i fundit nuk ia del të devijojë siç duhet para portës.

23’ GOOOL PARTIZANI! Pas zhvillimit të një goditje këndi, Rrapaj nga e djathta harkon në zonë ku Maget me kokë dërgon sferën në rrjetë. (VIDEO)

22’ Taipi në krahun e djathta gjen hapësirën dhe pason në qendër, Krymi bllokon sferën para se Rrapaj të gjuajë drejt portës.

19’ Skuka tenton përsëri të hyjë në zonë, këtë herë nga e majta. Gjuajtja e tij devijohet mbi traversë.

16’ Mala nga e djathta gjen Balajn i cili gjuan në zonë, Hadroj devijon sferën dhe largon rrezikun. (VIDEO)

13’ Skuka shfaqet i vetëm para Qarrit, portieri bën mrekullinë dhe ndal gjuajtjen e sulmuesit.

12’ Skuka ul topin për Rrapajn në hyrje të zonës, ky i fundit ndalet në momentin e gjuajtjes nga Krymi i cili i heq topin.

9’ Hadroj nga e djathta hyn në zonë, në momentin e fundit është Gruda i cili i heq topin nga këmbët duke e penguar që të shkonte i vetëm para portës.

4’ Përgjigjen shkodranët nga ana tjetër me Grudën i cili merr një pasim në zonë por pastaj rrëzohet, gjyqtari Koçi sinjalizon për faull në sulm të shkodranëve. (VIDEO)

3’ Cara nga e majta harkon në shtyllën e dytë për Skukën, gjuajtja e tij me kokë ndalet nga Juriç para se të shkonte drejt portës. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.
Trajner: Qatip Osmani

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Sota, Sembene, Hadroj, Maget, Murataj, Rrapaj, Taipi, Cara, Skuka.
Trajner: Orges Shehi

Previous Post

“Duhet të vërtetosh diçka këtu”/ Çfarë po i kërkon Bardhi-Sarës?

Next Post

Sulmohen në Serbi dy autobusë të Kosovës

Next Post
Sulmohen në Serbi dy autobusë të Kosovës

Sulmohen në Serbi dy autobusë të Kosovës

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A është e paligjshme veshja me bluza apo flamuj të UÇK-së në stadiume? Një sqarim ligjor mbi të drejtën e shprehjes dhe simbolet kombëtare

A është e paligjshme veshja me bluza apo flamuj të UÇK-së në stadiume? Një sqarim ligjor mbi të drejtën e shprehjes dhe simbolet kombëtare

June 8, 2025
I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

June 8, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al