Monday, September 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Zgjedhorja, Basha: Rama dhe aksionistët në aleancë kundër PD

Editor by Editor
in KRYESORE, POLITIKE
0
Zgjedhorja, Basha: Rama dhe aksionistët në aleancë kundër PD
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Lulzim Basha, i cili ka marrë drejtimin e asaj që njihet si PD e vulës, akuzoi opozitën e drejtuar nga Sali Berisha se bën pazare natën me Edi Ramën për të mos hapur sipas tij, listat e zgjedhjeve.

“Teatri i reformës zgjedhore me ndihmën edhe të regjisorit të kësaj shfaqje, Edi Ramës ka marrë dimensione qesharake kësaj jave. A keni dëgjuar këtë javë ndonjë pyetje drejtuar aktorëve politikë nëse janë pro listave të hapura, nëse janë për votim elektronik, nëse janë për një zonë elektorale dhe të thuash që ky debat nuk ka ndodhur gjithë këtë javë, është një koincidencë.

Ka një komplot nga Edi Rama dhe Partia Socialiste dhe të tjerë me të cilët bëjnë sikur shahen ditën dhe natën bëjnë pazare që mos ta kenë të hapura listat. Në funksion të këtij komploti, ndodh ajo që quhet tym dhe pasqyra. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet zhvillohen në pranverën e vitit të ardhshëm dhe tani është koha për një sistem zgjedhor.

Në 24 orë të bësh xhiron e medias diskutohet për gjithçka përjashtuar këto çështje. Përpjekja për të na hequr nga këto çështje diku me tym dhe pasqyra dhe diku me shfaqje si ajo e paradites, nuk do të na kthejë pas. Listat e hapura, barazia e votës, pra Shqipëria një zonë elektorale.

Një deputet në Vlorë zgjidhet me 8500 vota, në Kukës me 13 mijë vota. Mënyra për ta zgjidhur është Shqipëria një zonë elektorale dhe kjo i jep fund debatit se ku do të votojë diaspora, siç e ka Kosova apo Holanda. Javët do të kalojnë dhe pastaj do të thotë Edi Rama s’kemi kohë.

Ndaj dhe shfaqje si ajo e sotmja edhe në mos qofshin plotësisht të koordinuara, i shërbejnë vetëm atij që nuk e do reformën zgjedhore. Ky është një kurth që nuk do të arrijnë ta fusin dot kollaj Partinë Demokratike. Edi Rama e di që me këtë Kod nuk mund të shkojë në zgjedhje”, tha Basha.

Ai tha se këta aksionistë që i hakërrehen deputetes Flutura Açka, pse nuk bllokuan Konferencën e Kryetarëve? “Shikoni si sillen me Damian Gjiknurin dhe shikoni si u sollën me Açkën? Aksionistët ia bënë qokën sot Elisës dhe Damianit, sepse do të shkojnë bashkë në SHBA te mëngjesi i lutjeve”, tha Basha.

Previous Post

“Kukulla e kujt je?”, Juli dhe Ilnisa nisin lojë fjalësh me Dean

Next Post

Basha: Rama po ndjek modelin rumun për të bllokuar SPAK

Next Post
Basha: Rama po ndjek modelin rumun për të bllokuar SPAK

Basha: Rama po ndjek modelin rumun për të bllokuar SPAK

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

September 17, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nga funerali i të atit, te armët dhe “Air Albania”; media izraelite zbërthen lidhjet e Ramës me Yeffet

Nga funerali i të atit, te armët dhe “Air Albania”; media izraelite zbërthen lidhjet e Ramës me Yeffet

September 21, 2026
Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

September 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al