Konkurrenti i “Big Brother VIP 3”, Drini Zeqo, u largua sot menjëherë nga shtëpia e famshme, madje pa përshëndetur as banorët.
Nëpërmjet një zarfi të zi, produksioni njoftoi konkurrentët se për shkak të një urgjence familjare, Drinit i ishte dashur të ndërpriste lojën.
Ai i uronte fat banorëve të tjerë dhe i falënderonte për kohën që kishin kaluar së bashku.