Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Denoncimi i fortë i Këlliçit: Carlo Bollino ka marrë 1-miliard lek nga paratë e taksapaguesve shqiptarë

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Denoncimi i fortë i Këlliçit: Carlo Bollino ka marrë 1-miliard lek nga paratë e taksapaguesve shqiptarë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Belind Këlliçi, anëtar i kryesisë së PD, i ftuar mbrëmë në ‘A Show’, në Syri Tv me Adi Krastën, denoncoi dhe argumentoi se si Carlo Bollino mori 1-miliard lekë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

“Gjatë periudhës 2019 deri në vitin 2021, ka marrë të paktën një miliard lekë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë pronari i kësaj media”, sqaron Këlliçi, teksa shton, se kemi të bëjmë me një rast ekzemplar, tipik, i kontrollit të plotë nga qeveria, për t’i shërbyer qeverisë.

Media në botën perëndimore konsiderohet si pushtet i katërt, luan një rol kontrolli, edukimi, informimi , të gjithë qytetarëve dhe normalisht çdo media në botë duhet të jetë në opozitë me çdo qeverisje sepse dhe roli i saj është të ruajë balancat në një farë mënyre.

Por të ngresh një media, e cila nga mëngjesi në darkë i bën fresk qeverisë, godet opozitën, shpif, përbalt këdo që ka kritika ndaj qeverisë, përbalt këdo që është kundërshtar me personat që e ushqejnë financiarisht këtë media, atëherë kjo nuk është media.

Nga ana tjetër, të grabisësh truallin publik , një truall që është dhënë për tu bërë një gjimnaz me një zonë me 80 mijë banorë, po e them dhe njëherë… ku nuk ka asnjë gjimnaz tjetër, ta marrësh ta personalizosh me një euro, të falsifikosh VKM-në, aneks-kontratat për të nxjerrë lejen e ndërtimit me dokumente të falsifikuara, të shkelësh ligjin edhe kur pushteti i ka të gjitha pushtetet.

Kur ke firmë, vulë dhe të gjitha i ke vetë, kjo tregon se ti nuk je më media por ti je një vrasës me pagesë, për të vrarë këdo opozitar në këtë vend.

Arsyeja pse unë po e përmend është se edhe ky rast është i pëfshirë brenda te skema e inceneratorëve.

Sepse vjet në mars në një nga seancat e fundit të Kuvendit, kam bërë publike fatura të lëshuara nga inceneratori i Tiranës për këtë media.

Që i bënin reklamë një inceneratori që nuk egziston. Që na nxirrnin çdo ditë në Tv reklama sikur ishte kthyer dreri në landfillin e Sharrës, sikur aty po pastrohej, gjelbërohej qyteti kur aty nuk ka incinerator, ky është mashtrim i madh.

Një mashtrim i madh që bëhet për shkak se këto media ushqehen me këto para. Është fare e thjeshtë.

Ky është rasti kur një media kapet plotësisht nga qeveria, ushqehet  me paratë e qeverisë, sepse nuk mbaron me kaq.

Grupi i ekspertëve pranë PD-së, e ka bërë publike javën e shkuar se si janë falsifikuar aneks-kontratat, mbi të cilat ka dalë leja e ndërtimit për këtë media, ndërkohë që e ka pasur me qira dhe nuk ka pasur asnjë të drejtë pronësie dhe titulli pronësie mbi këtë truall për të ndërtuar.

Dhe nga ana tjetër, po përgatitet një kallëzim tjetër këtë javë, sërish ndaj këtij pronari, nga të paktën 10 deputetë të PD-së, për përfitim të fondeve në mënyrë të paligjshme për para nga buxheti i shtetit.

Gjatë periudhës 2019 deri në vitin 2021, ka marrë të paktën një miliard lekë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë pronari i kësaj media.

Që merr këto para, ndërton këtë media dhe nga mëngjesi në darkë godet opozitën.

Pra, ky është një rast ekzemplar, tipik, i kontrollit të plotë, i financimit, i ngritjes së një media nga hiçi, nga qeveria, për t’i shërbyer qeverisë, këtë po mundohem të them.

Me probleme ligjore, pra, me shkelje të ligjit, me falsifikim të dokumenteve.

Unë nuk i hyj linjës editoriale, nëse një pronar medieje zgjedh të ketë një linjë të caktuar editoriale, është çështje e tij.

Por në momentin kur ka fakte të pamohueshme të lidhjes së linjës editoriale me interesin e qeverisë, me paratë që merren nga inceneratori, nga bizneset që nuk egzistojnë, me falsifikimin që u bën aneks-kontratave për të përfituar më pas lejen e ndërtimit për objektin që po ndërton, atëherë, këtu ka një problem ligjor!

Previous Post

“Partizani”, shtyhet marrja në pyetje nga SPAK e Berishës dhe Malltezit

Next Post

‘Këto i ka kapur kriza VIP-ave’- Agravojnë situatat brenda shtëpisë

Next Post
‘Këto i ka kapur kriza VIP-ave’- Agravojnë situatat brenda shtëpisë

‘Këto i ka kapur kriza VIP-ave’- Agravojnë situatat brenda shtëpisë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al