Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Atentati në Tiranë, pistat ku po hetohet/ 15 mijë euro shpërblim për identifikimin…

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Atentati në Tiranë, pistat ku po hetohet/ 15 mijë euro shpërblim për identifikimin…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës ka sekuestruar disa kamera sigurie mes të cilave dhe atë të një pike karburanti në afërsi të zonës së Selitës lidhur me atentatin e dështuar ndaj Zamir Kalemit pak ditë më parë. Burime pranë grupit hetimor bënë me dije se atentatorët kanë ndaluar në afërsi të zonës ku dyshohet se kanë pritur dhe mjetin e Kalemit në mënyrë që të kryenin atentatin.

Për grupin hetimor pamjet e përftuara tregojnë se si mjeti tip Smart i Kalemit kalon dhe pas tij është makina e autorëve tip Nissan, e cila ka rezultuar e vjedhur në Greqi ndërsa targat e saj në Shqipëri.

Gjithashtu hetuesit pasi morën në pyetje 40-vjecarin kanë arritur të detajojnë dhe lëvizjet e tij përgjatë disa ditëve në mënyrë që të kenë mundësi të sekuestrojnë pamje të tjera filmike të bizneseve që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Zamiri është vëllai i Andrea Kalemit, i dyshuar si autori i vrasjes së Edmond Papës, një vit më parë në Selitë. Të dy ata janë kushërinj të Aleksandër Sadikajt, i cili u vra nëpërmjet një shpërthimi të telekomanduar të automjetit të tij në qershor të vitit 2022 ngjarje kjo që mbetet ende e pazbardhur.

Fill pas ekzekutimit të Sadikajt 6 muaj më vonë po në Tiranë në zonën e Selitës u vra biznesmeni Edmond Papa. Për ngjarjen në pranga është Albano Velo dhe në kërkim Andrea Bode, të dy miq të vëllezërve Kalemi.

Për këtë policia dyshon se vrasja e Papës ishte hakmarrje e Sancos siç e njihnin Aleksandër Sadikajn. Edhe pse dyshimet kryesore janë tek hakmarrja deri më tani policia ka vetëm automjetin Nissan të djegur të autorëve si dhe kallashin që u gjuajt në drejtim të Kalemit. Ndonëse ndaj tij u derdh breshëri prej 15 plumbash vetëm 4 prej tyre e plagosën në krah dhe këmbë. /A2Cnn/
Previous Post

Mos bëni biznes me këto shenja horoskopi

Next Post

FOTO/ Pas ndarjes nga Andi, Gresa Hoti konfirmon lidhjen e re

Next Post
FOTO/ Pas ndarjes nga Andi, Gresa Hoti konfirmon lidhjen e re

FOTO/ Pas ndarjes nga Andi, Gresa Hoti konfirmon lidhjen e re

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al