Sunday, July 6, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Partizani për në grupet europiane”, ish-kapiteni Nexhipi: Egnatia si Ballkani

Editor by Editor
January 5, 2024
in Sport
0
“Partizani për në grupet europiane”, ish-kapiteni Nexhipi: Egnatia si Ballkani
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nderim Nexhipi është një nga drejtorët sportivë më të suksesshëm të viteve të fundit. Ish-mesfushori e nisi te Kukësi, ku arriti të bëjë disa afrime të bujshme, por kulmin e pati me Ballkanin, duke marrë pjesë në ndërtimin e një cikli, që vazhdon ende. Në verë mori ofertë nga Manisa në Turqi dhe vendosi të bëjë një kalim të tillë, që nuk ndodhte asnjëherë më parë për një drejtor shqiptar. Por pas vetëm gjashtë muajsh, ai së fundmi vendosi të largohet. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, ish-fantazisti i Partizanit flet gjerë e gjatë për ndarjen me turqit, goditjet e bujshme si drejtor, Ballkanin dhe Superioren, duke u ndalur më së shumti te Partizani dhe Egnatia.

Përse u ndatë me Manisën dhe si e konsideroni eksperiencën në Turqi?

Kur unë vendosa në verë për një hap të tillë, isha drejtor i Ballkanit, ku e mbyllëm sezonin me titullin kampion. Patjetër që nuk e kisha të lehtë ndarjen nga aty. Më erdhi një ofertë nga Turqia, propozim shumë interesant dhe joshës dhe normal e kisha me dy mendje nëse duhet ta pranoja apo të vazhdoja në Kosovë. Por duke pasur parasysh se ofertat nga jashtë për një drejtor sportiv nuk vijnë çdo ditë, vendosa të lëviz. Në mos gaboj, vetëm Igli Tare është drejtor shqiptar, që ka punuar jashtë Shqipërisë dhe ka arritur sukses të madh. Kampionati turk mu duk interesant. Ekipin erdha dhe e vizitova para se të merrja vendimin. Ishte klub i organizuar. Mirëpo në fund rezultoi se vetëm gjërat që u morëm vesh, nuk m’i dhanë. Unë kisha nevojë për kohë, sa ta njihja kampionatin turk dhe lojtarët. Nuk bëra shumë lëvizje në merkato. Ekipi ishte aty, trajneri gjithashtu. Në fund, në mënyrë shumë të papritur erdhi vendimi për t’u ndarë. Unë lashë një klub si Ballkani për të ardhur këtu dhe kisha nevojë vetëm kohë nga presidenti, sepse vija në një ligë, që nuk e njihja. Por ja, gjërat ndonjëherë nuk shkojnë si duhet dhe e mbyllëm.

Pas kësaj ndarjeje, ku e shihni të ardhmen tuaj? E mendoni rikthimin në një klub në Shqipëri?

Ndarja nga Manisa është shumë e freskët. Patjetër që unë do të vazhdoj të jem pjesë e futbollit, sepse është një nga gjërat më të rëndësishme për mua. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim. Nuk është se kam ndonjë ofertë konkrete, sepse sapo kemi mbyllur bashkëpunimin me Manisën dhe do të shohim më tutje. Ndoshta duhet të pushoj pak, sepse ka gjashtë vite radhazi që kam punuar intensivisht. E kam nisur me Kukësin dhe para pak ditësh mbusha gjashtë vite pa ndalim në këtë punë. Tani kam nevojë për pak pushim.

Cila skuadër të duket më stabël dhe që mund ta “vrasë” garën, por edhe “Final 4” në fund?

Me ndeshjet që kemi parë deri më tani, pres që këtë rol ta bëjë një ekip me shumë përvojë. Egnatia po bën një kampionat me të vërtetë të mrekullueshëm. Do të shohim sesi do të shkojë deri në fund, pasi ka një ekip shumë stabël dhe i përgëzoj për punën që kanë bërë deri më tani. Janë një klub i ri në elitën e futbollit, i strukturuar shumë mirë edhe në aspektin e infrastrukturës dhe që po ecën me mjaft seriozitet. Kjo është gjë shumë e bukur, diçka të tillë e ka dëshmuar edhe Ballkani në Kosovë, që vjen po nga një qytet i vogël. Egnatia duket sikur dalëngadalë po ecën në hapat e Ballkanit. Të shohim sesi do të shkojnë dhe sesa konstant do të jenë. Për “Final 4” mendoj se Partizani dhe Tirana do të jenë padyshim mes ekipeve që do ta vendosin në fund kampionatin. Pa anashkaluar Vllazninë, por edhe Dinamon, që me Mehmetin kaloi krizën që kishte dhe mund të bëjnë surprizën.

Po Partizani i këtij sezoni, ju bind?

Partizani është skuadër stabël, kanë afruar lojtarë shumë cilësorë, kanë ekip shumë të mirë dhe çdo gjë në klub po funksionon mirë. Besoj se në dekadën e fundit Partizani ka ecur në rrugën e duhur dhe nga viti në vit po bën gjithnjë e më mirë. E vetmja gjë që u mungon është që pas disa vitesh pozitive në Shqipëri, të përsërisin suksesin e Skënderbeut dhe Ballkanit në Europë, duke kapur grupet.

Previous Post

ZYRTARE/ U largua nga Partizani, Da Silva prezantohet tek klubi i ri

Next Post

VIDEO/ Dominim i Partizanit në miqësore, Shehi debuton me barazim kundër skuadrës nga elita holandeze

Next Post
VIDEO/ Dominim i Partizanit në miqësore, Shehi debuton me barazim kundër skuadrës nga elita holandeze

VIDEO/ Dominim i Partizanit në miqësore, Shehi debuton me barazim kundër skuadrës nga elita holandeze

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

July 4, 2025
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vlora pushtohet nga tymi/ Zjarr masiv në fushën e grumbullimit të mbetjeve

Situata/ 24 vatra zjarri në 24 orët e fundit. Ende aktive vatra në Elbasan

July 6, 2025
FOTO/ Denoncimi i qytetarit: 4 muaj pas aksidentit, “ANSIG” nuk më dëmshpërblen

FOTO/ Denoncimi i qytetarit: 4 muaj pas aksidentit, “ANSIG” nuk më dëmshpërblen

July 6, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al