Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

EKSKLUZIVE/ Gati rikthimi i Skukës, Partizani e merr “dhuratë”. Ja detajet e huazimit nga klubi francez

Editor by Editor
in Sport
0
EKSKLUZIVE/ Gati rikthimi i Skukës, Partizani e merr “dhuratë”. Ja detajet e huazimit nga klubi francez
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Rikthimi i Xhuliano Skukës te Partizani duket si çështje e mbyllur. Indirekt rikthimi i sulmuesit dibran është quajtur i finalizuar, pasi një gjë të tillë e kanë bërë disa personazhe të lidhur me “demat e kuq”.

Fillimisht ka qenë kapiteni Valentino Murataj, i cili me një postim në Instagram ka dhënë sinjalin e ribashkimit me Skukën.

Por një sinjal më i fortë ka ardhur nga brenda familjes së presidentit të Partizanit. Vajza e presidentit Demi ka postuar në profilin e saj një “story”, ku duket Skuka duke festuar një gol me fanellën e Partizanit.

Por historia nuk mbaron këtu, pasi këtë postim e ka shpërndarë edhe sulmuesi dibran. Ndaj mbetet për të parë se kur do të finalizohet rikthimi i Skukës, i cili në fillim të sezonit u huazua nga francezët e Metzit te Maribori.

Gjasat janë të mëdha që klubi francez ta kthejë Skukën te Partizani fillimisht në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

DETAJET – Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se operacioni për rikthimin e Xhuliano Skukës te Partizani e ka marrë udhën që para ndeshjes së Supërkupës ndaj Egnatias. Dibrani në atë sfidë ishte pranë skuadrës, madje para nisjes ai qëndroi në pankinë së bashku me kapitenin Hoxha.

Dëshira e vetme e dibranit është rikthimi në shtëpinë e kuqe, ku do të kërkojë të rilindë sërish dhe të rikthehet i dikurshmi pas një viti të vështirë në Metz dhe Maribor.

Ajo që e bën akoma më “të ëmbël” këtë lëvizje është fakti se Partizani nuk pritet të paguajë asnjë cent për këtë lëvizje. 25-vjeçari me shumë mundësi do të vijë në huazim, me Metzin, që do të paguajë 100% të pagës së tij.

Previous Post

Afera e “Sterilizimit”, Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Next Post

ZYRTARE/ U largua nga Partizani, Da Silva prezantohet tek klubi i ri

Next Post
ZYRTARE/ U largua nga Partizani, Da Silva prezantohet tek klubi i ri

ZYRTARE/ U largua nga Partizani, Da Silva prezantohet tek klubi i ri

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al