Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Afera e “Sterilizimit”, Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Editor by Editor
in POLITIKE
0
Afera e “Sterilizimit”, Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të masës së sigurisë së ‘detyrimit me paraqitje’.

Sipas vendimit të GJKKO, ish-ministri Beqaj duhet të paraqitet në SPAK çdo të premte në orën 15:30.

Pas daljes, ai është shprehur se ka kërkuar që t’i kthehet laptopi i sekuestruar. Po ashtu, ai thekson se ka katër javë që ka kërkuar veç të tjerash të gjithë raportet e KLSH, ‘mbi të cilat është ndërtuar pretendimi i shkeljeve të ndryshme dhe ende nuk më janë vënë në dispozicion’.

“Nuk e kam apeluar kontrollin e banesës, apo të sendeve që më janë marrë. Kam kërkuar që të nesërmen, që të paktën laptopin ku kam të gjithë materialet e sterilizimit të ma japin sa më shpejt me qëllim që të vijoj komunikimin me SPAK për çështjen e sterilizimit. Siç jam i hapur për të zbatuar gjithçka që kërkon drejtësia, por siç kërkoj edhe nga drejtësia që minimalisht të jetë korrekte me mua. Kam katër javë që kemi kërkuar veç të tjerash të gjithë raportet e KLSH, mbi të cilat është ndërtuar pretendimi i shkeljeve të ndryshme dhe ende nuk më janë vënë në dispozicion”, tha ai.

Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme ka zyrtarizuar hetimet ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj me masën e shtrëngimit të paraqitjes në policinë gjyqësore dhe ndalimin e daljes jashtë vendit si person nën hetim për shpërdorim detyre në procedurat e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Masat e sigurisë për Beqjen u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor. Beqja është urdhëruar të paraqitet çdo të premte në Byronë Kombëtare të Hetimit, të mos largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës apo mjeteve të tjera identifikuese për daljen jashtë shtetit.

Ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterizilimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Previous Post

Fero mbyll rrjetet sociale dhe martohet për herë të dytë

Next Post

EKSKLUZIVE/ Gati rikthimi i Skukës, Partizani e merr “dhuratë”. Ja detajet e huazimit nga klubi francez

Next Post
EKSKLUZIVE/ Gati rikthimi i Skukës, Partizani e merr “dhuratë”. Ja detajet e huazimit nga klubi francez

EKSKLUZIVE/ Gati rikthimi i Skukës, Partizani e merr “dhuratë”. Ja detajet e huazimit nga klubi francez

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al