Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Sulmi me 84 të vdekur, Irani fajëson Izraelin dhe SHBA-në, zotohet se do të përgjigjet pas bombardimeve të 3 janarit

Editor by Editor
in BOTË, KRYESORE
0
Sulmi me 84 të vdekur, Irani fajëson Izraelin dhe SHBA-në, zotohet se do të përgjigjet pas bombardimeve të 3 janarit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një ndihmës i presidentit të Iranit fajësoi Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara për shpërthimet që vranë të paktën 84 njerëz më 3 janar, gjatë përkujtimeve për një ish-komandant iranian të vrarë katër vjet më parë në një sulm ajror amerikan.

Departamenti i Shtetit ka thënë se asnjë nga vendet nuk ishte përfshirë në dy shpërthimet.

Incidenti ka intensifikuar frikën e zgjerimit të konfliktit në rajon derisa Izraeli vazhdon luftën kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evorpian, ndërsa rebelët Huthi me bazë në Jemen – aleatë me Iranin – vazhdojnë sulmet e tyre ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Të paktën 95 persona u vranë dhe më shumë se 200 të tjerë raportohet se u plagosën nga shpërthimet që ndodhën në ngjarjen e organizuar për të shënuar 4-vjetorin e vrasjes së gjeneralit, Qassem Soleimani, që udhëhiqte forcat elite Kuds, të Gardës Revolucionare Islamike.

Ai u vra në një sulm me dron të kryer nga SHBA-ja në Irak në janarin e vitit 2020.

Shpërthimet ndodhën në qytetin Kerman, ku është varrosur Soleimani, dhe gjendet 820 kilometra në juglindje të kryeqytetit iranian, Teheran.

Shtetet e Bashkuara hodhën poshtë sugjerimet se Izraeli ose Uashingtoni qëndronin pas shpërthimeve.

“Shtetet e Bashkuara nuk u përfshinë në asnjë mënyrë dhe çdo sugjerim për të kundërtën është qesharak”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

“Ne nuk kemi asnjë arsye të besojmë se Izraeli ishte i përfshirë në këtë shpërthim”, shtoi ai.

Por, Mohammad Jamshidi, një zëvendës politik i presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, tha më vonë se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë “përgjegjësi” për tragjedinë.

“Uashingtoni thotë se SHBA-ja dhe Izraeli nuk kishin asnjë rol në sulmin terrorist në Kerman të Iranit. Vërtet? Një dhelpër e nuhat strofullën e saj së pari”, tha Jamshidi në platformën X.

“Mos bëni gabim. Përgjegjësia për këtë krim është e SHBA-së dhe e regjimeve zioniste [Izraelit] dhe terrorizmi është vetëm një mjet”, shtoi ai.

Jamshidi nuk dha asnjë argument për këto pretendime.

Raisi kishte thënë në një deklaratë se, “padyshim, autorët… e këtij akti frikacak do të identifikohen dhe për aktin e tyre do të ndëshkohen së shpejti nga forcat e sigurisë dhe rendit”.

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, shkroi në platformën X se Teherani po vepronte përmes Kombeve të Bashkuara, por ai nuk specifikoi më shumë.

“Në bazë të informacioneve fillestare të marra nga burime zyrtare, Ministria e Punëve të Jashtme ka nisur veprimet e saj urgjente ligjore dhe ndërkombëtare përmes Kombeve të Bashkuara”, tha Amir-Abdollahian.

Disa raporte të publikuara më 4 janar, duke përfshirë televizionin shtetëror iranian, thonë se numri i të vdekurve është më shumë se 100, me 211 të tjerë të plagosur.

Agjencia e lajmeve Mizan, e cila është e afërt me sistemin gjyqësor të Iranit, raportoi se shpërthimet e 3 janarit ndodhën në qytetin Kerman pranë varrit të Soleimanit.

Agjencia e lajmeve Fars raportoi fillimisht se një “shpërthim i tmerrshëm” u dëgjua në një nga rrugët që të çojnë në Gulzarin e Martirëve të Kermanit, ndërsa agjencia e lajmeve Mehr raportoi se u dëgjua edhe një “shpërthim i dytë”.

Video nga zona tregoi se shpërthimet ndodhën me një distancë prej rreth 15 minutash.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, gjithashtu i dënoi shpërthimet, ndërsa zëvendësi i të dërguarit special për Iranin i SHBA-së tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara po ndjekin nga afër zhvillimet.

“Dhe, ndërsa informacionet po vijnë ende, ne si kudo, pikëllohemi për çdo humbje të jetës së civilëve. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën”, tha i dërguari, Abram Paley.

Përvjetorët e vdekjes së Soleimanit edhe më parë kanë tërhequr turma të mëdha.

Në funeralin e Soleimanit më 2020 mijëra njerëz morën pjesë dhe shtypën njëri-tjetrin, duke lënë të vdekur 56 persona dhe të plagosur më shumë se 200 të tjerë.

Soleimani ishte arkitekt i aktiviteteve ushtarake rajonale të Iranit dhe konsiderohej si ikonë kombëtare në mesin e mbështetësve të teokracisë në Iran./REL

Previous Post

Cameron: Do e ndihmojmë Kosovën për t’u njohur ndërkombëtarisht

Next Post

U ekstradua nga Franca, Apeli i GJKKO-së lë në burg Behar Bajrin

Next Post
U ekstradua nga Franca, Apeli i GJKKO-së lë në burg Behar Bajrin

U ekstradua nga Franca, Apeli i GJKKO-së lë në burg Behar Bajrin

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al