Ndryshe nga çfarë ka ndodhur më parë, Partizani ka vendosur ta luajë ndeshjen e fundit të vitit, atë ndaj Erzenit, në “Air Albania”. Kjo përballje do të jetë edhe e fundit e Superiores për vitin kalendarik 2023, teksa të dy ekipet do të kërkojnë ta mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme.
PARTIZANI-ERZENI 1-2
53′ Bintsuka / 12′ Mihana, 44′ (p) Kahrimanoviç
NGJARJET KRYESORE
90’+10’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Erzenit.
90’+7’ Karton i verdhë për Mensah pas një goditje me bërryl në një duel ajror ndaj Kacbufit.
90’+4’ Topi kalon nga një gjysmëfushë në tjetrën, por asnjë skuadër nuk ia del të afrohet pranë zonës dhe gjuajë drejt portës.
90′ Jepen 10 minuta shtesë.
87’ Alba nga e majta ka mundësinë e artë për të shënuar por Qirko bën mrekullinë duke mbajtur në lojë skuadrën e tij. (VIDEO)
86’ Karton i verdhe për Vilën.
85’ Zëvendësimi i radhës për Partizanin sheh Birçajn në fushë në vend të Janjevës.
81’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Sota i cili gjuan me kokë, por kalon sferën mbi traversë.
80’ Kahrimanoviç i lë vendin në fushë Kacbufit te Erzeni.
79’ Top në thellësi për Mensah, Xhika del dhe largon sferën me këmbë në këndore. (VIDEO)
76’ Mihana nga e majta niset në kundërsulm dhe pasi hyn në zonë gjuan duke gjetur Qirkon në pozicion. (VIDEO)
71’ K. Kote ndëshkohet me të verdhë pak sekonda pasi hyri në fushë, teksa shkaktoi faull ndaj Janjevës.
70’ Portieri Xhika hyn në fushë në vend të Hasanbelli të dëmtuar pas një përplasje me një shok të skuadrës së Erzenit. (VIDEO)
69’ Maget i lë vendin në fushë Gj. Kote te Partizani, ndërsa Migone i lë vendin K. Kotes te Erzeni.
67’ Zeka nga e djathta kalon Hadrojn por tentativa e tij nuk gjen portën.
60’ Meçja merr vendin e Maliqit në radhët e Erzenit.
58’ Bintsuka i lë vendin në fushë E. Vilës në radhët e Partizanit.
55’ Cara shpërdoron penallti për Partizanin (VIDEO).
54’ Pas një depërtimi nga e majta të Rrapajt, mesfushori rrëzohet në zonë dhe gjyqtari nuk ka dyshime duke akorduar penallti. (VIDEO)
53’ GOOOL PARTIZANI! Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Bintsuka i cili gjuan me kokë dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)
52’ Mundësi e artë e Bintsuka i cili shfaqet para portës, kalon portierin por jo Sadikin i cili devijon në vijën fatale.
50’ Mundësi e artë në kundërsulm e Erzenit për të shënuar me Maliqin, por ky i fundit vonohet në zonë dhe nuk godet, edhe pse i vetëm para Qirkos duke shpërdoruar shansin e shkëlqyer për golin e tretë të shijakasve.
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes me aktivizimin e Kekos dhe Mensah në vend të Muratajt dhe Taipit te Partizani.
45’+6’ Mbyllet me shifrat 2-0 për Erzenin pjesa e parë e ndeshjes.
45’+5’ Goditje dënimi nga Rrapaj, harkimi në zonë gjen Bintsuka i cili me kokë gjuan mbi traversë. (VIDEO)
45’ Jepen 5 minuta shtesë.
44’ GOOOL ERZENI! Shënon Kahrimanoviç me penallti. (VIDEO)
43’ Gjyqtari Dyrmishi sinjalizon më në fund penallti dhe karton të verdhë për Hadrojn.
38’ Aksion i shpejtë i Zekës nga e djathta, kalon Sotën dhe më pas hyn në zonë, ku rrëzohet pas njw ndërhyrje të Hadrojt. Loja vijon normalisht e më pas, ndalet për rishikim nga VAR, ku edhe kryesori Dyrmishi monitoron pamjet. (VIDEO) (VIDEO)
35’ Aksion i rrezikshëm i Erzenit nga e djathta e sulmit, topi shkon te Maliqi i cili gjuan drejt portës duke gjetur reagimin e Qirkos. (VIDEO)
32’ Një harkim në zonë kthehet me gjoks nga Sadiki drejt portierit. Pamjet shihen edhe nga VAR që sinjalizon për vazhdimin normal të lojës pasi nuk ka prekje të topit me dorë. (VIDEO)
31’ Cara nga e majta pason në qendër për Taipin, Sadiki largon topin.
27’ Minutat flasin për Partizanin i cili ka qarkullim të gjatë të topit dhe arrin deri në fundore, por nuk gjen hapësira për të gjuajtur drejt portës së Hasanbelli.
20’ Aksion i gjatë i të kuqve para zonës së Erzenit, në fund është Mehmeti i cili provon nga e djathta, pa shqetësuar shumë portierin Hasanbelli. (VIDEO)
18’ Kahrimanoviç përgjigjet po me një gjuajtje nga distanca në anën tjetër, Qirko pret në dy kohë.
17’ Maget i afrohet shpejt golit të barazimit me një predhë nga distanca e cila ndalet në traversën e portës së shijakasve e më pas Atanda e kthen në duart e gardianit të miqve. (VIDEO)
15’ Goditje këndi e Erzenit, Kahrimanoviç harkon në zonë nga e djathta e sulmit por Alba me kokë nuk gjen portën duke kaluar sferën mbi traversë.
12’ GOOOL ERZENI! Mihana shënon me një gol spektakolar pasi nis një kundërsulm në të majtën, kalon dy lojtarë dhe mposht Qirkon me një predhë me të djathtën. (VIDEO)
8’ Osmanllari ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Bintsuka.
3’ Goditje dënimi për Partizanin, topi harkohet në zonë por Hasanbelli mbërthen sferën në duelin ajror me Sotën.
1’ Nis dueli në “Air Albania”.
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Qirko, Janjeva, Sota, Hadroj, Mehmeti, Murataj, Maget, Taipi, Rrapaj, Cara, Bitsuka.
Trajner: A.Abilaliaj.
ERZENI: Hasanbelli, Atanda, Sadiki, Peposhi, Osmanllari, Alba, Migone, Kahrimanoviç, Maliqi, Zeka, Mihana.
Trajner: A.Deliallisi.