Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Beleri flet nga qelia: Goro një kukull, Rama e kuptoi më në fund se unë jam kryetar bashkie

Editor by Editor
in KRYESORE, POLITIKE
0
Beleri flet nga qelia: Goro një kukull, Rama e kuptoi më në fund se unë jam kryetar bashkie
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Fredi Beleri ka reaguar pas dorëheqjes së Jorgo Goros nga Bashkia e Himarës. Në një postim të bërë në ‘Facebook’, Beleri thotë se Rama hodhi dy hapa shumë të rëndësishëm drejt realitetit.

Sipas tij, kryeministri 7 muaj pas zgjedhjeve mësoi se qytetarët e Himarës e zgjodhën atë për kryetar komune dhe së dyti e dërguan në shtëpi kryetarin e mëparshëm që ishte i zgjedhuri i tij.

Beleri thotë se Goro, pavarësisht se kishte humbur zgjedhjet bashkiake, nxitoi të shpallte “dorëheqjen”.

Deklarata e plotë e Fredi Belerit:

Kryeministri shqiptar Edi Rama me postimin e tij në rrjetin X (ish-Tëitter) më 22 dhjetor 2023 hodhi dy hapa shumë të rëndësishëm drejt realitetit. Shtatë muaj pas zgjedhjeve komunale ai mësoi se qytetarët e Himarës së pari më zgjodhën mua për kryetar komune dhe së dyti e dërguan në shtëpi kryetarin e mëparshëm që ishte i zgjedhuri i tij.

Menjëherë pas njoftimit, Goro, njeriu që qëndroi kryetar bashkie për kaq shumë muaj, pavarësisht se kishte humbur zgjedhjet bashkiake, nxitoi të shpallte “dorëheqjen”. Ai në fakt nuk dha dorëheqjen, por hoqi dorë nga posti i tij i humbur prej kohësh. Në fund të fundit, ai ishte një kukull. Përshëndes hapat e rëndësishëm të Edi Ramës drejt realitetit. Por është një gjysmë hapi në lidhje me atë që duhet të bëjë menjëherë. Jam i informuar se kërkon të vendosë dikë tjetër kryetar të përkohshëm. Madje ai ka përmendur se do të ndjekë “praktikat më të mira europiane”. Unë e ndihmoj atë në kërkimin e tij duke vënë në dukje se:

Kushdo që merr detyrën e kryetarit të përkohshëm deri në lirimin dhe inaugurimin tim, duhet të jetë një nga këshilltarët e fraksionit bashkiak me të cilin fituam zgjedhjet komunale të majit 2023. Ai nuk mund të jetë pa lidhje me votën e popullit të Himarës kundër zgjedhjeve të fundit bashkiake dhe nuk mund të jetë nga një zonë tjetër jashtë komunës së Himarës. Kështu thonë “praktikat më të mira evropiane”. Çdo përpjekje e Ramës për të “mbjellur” një të zgjedhur larg zgjedhjeve të himariotëve është në kundërshtim me parimet demokratike dhe thelbësisht e gabuar.

Shtatë ditë pas rrëzimit të kërkesës sime për leje të posaçme, Edi Rama si zëdhënës i Gjykatës lëshoi vendimin. Unë, nëpërmjet avokatëve të mi, nëntë ditë më vonë nuk e kam marrë vendimin në duart e mia . Si e ka gjetur vendimin Rama kur nuk është palë në proces? A shkoi gjyqtari i “paanshëm” te Rama dhe i dha vendimin?

Dy ditë më parë, Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se vendimi i GJKKO për mos i dhënë leje Belerit për tu betuar është i drejtë, teksa paralajmëroi se Jorgo Goro s’mund të qëndronte më në detyrë.

Previous Post

Akuzohet për përdhunimin e një 12-vjeçareje, arrestohet ‘rastësisht’ shqiptari në Greqi pasi…

Next Post

Ndryshime në mbrojtje, ja plani i Partizanit kundër Erzenit

Next Post
Ndryshime në mbrojtje, ja plani i Partizanit kundër Erzenit

Ndryshime në mbrojtje, ja plani i Partizanit kundër Erzenit

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ngërçi me pagat, administrata e Gjykatës së Kukësit bojkoton punën

Ngërçi me pagat, administrata e Gjykatës së Kukësit bojkoton punën

September 15, 2026
Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al