Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e Liridonës, mbetet mister motivi/ Avokati bën deklaratën e fortë

Editor by Editor
December 23, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Vrasja e Liridonës, mbetet mister motivi/ Avokati bën deklaratën e fortë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kur ka kaluar më shumë se tre javë nga vrasja e Liridona Ademajt, krim që tronditi opinionin, për mënyrën se si u krye dhe aq më tepër kur dyshohet se ekzekutimi i 30-vjeccares ishte porositur nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, mbetet mister motivi i vrasjes.

Brenda pak ditësh Policia e Kosovës arriti të arrestojë 4 persona, mes të cilëve edhe autorin që kreu krimin, por edhe Naim Murselin si personin e dyshuar që porositi vrasjen.

E ndërsa deri në këtë fazë të hetimit mbetet mister motivi që ka detyruar Naim Murselin të organizojë krimin, aq më tepër duke e paraqitur fillimisht si një ngjarje grabitjeje, ku Liridona u qëllua me armë zjarri në makinë, ndërsa Naim Murseli dhe dy fëmijët e mitur kishin arritur të largoheshin. E gjithë kjo histori e ndërtuar nga Naimi u ccmontua shpejt dhe policia e Kosovës arriti të zbardhë ngjarjen, të arrestojë personat e përfshirë, ndërkohë që në media qarkullojnë një seri hipotezash lidhur me motivin.

Avokati Sknëdre Musa në një intervistë për Bota Sot shprehet se motivin e krimit e di vetëm ai që e ka porositur krimin dhe nuk është ccudi që asnjëherë të mos e marrim vesh se pse u vra Liridona Ademaj.

“Motivi është element subjektiv i kryerjes së veprës penale, në fakt është vendimi që merr kryesi i veprës penale brenda ndërdijes së tij, pra është element i brendshëm që nuk mund të zbulohet pothuajse në asnjë vepër penale.

Ajo çka është e rëndësishme, dashja është vërtetuar, në vet faktin se kryesi, organizatori i vrasjes, ka shkuar e ka marrë në shtëpinë e babit të saj, pastaj kanë ardhur në një restaurant në Prishtinë kanë ngrënë darkë, kanë shkuar e kanë vizituar shtëpinë që e kanë blerë, e më pas në vendin ku nuk ka pasur kamera, nonstop i përcjellë nga personi i porositur për ta ekzekutuar, kjo dëshmon që dashja ka ekzistuar.

Ndërkaq, motivi se çka e ka shtyrë të dyshuarin ta ekzekutojë bashkëshorten e tij, mund të mos zbulohet asnjëherë. Mirëpo, për çështjen penale, është tepër i rëndësishëm vërtetimi i fakteve dhe provave, se a ka qenë ish-bashkëshorti organizatori i vrasjes, a ka qenë ai që e ka porositur dhe e ka paguar ekzekutorin, sepse vrasja ka ndodhur dhe elementi tjetër që përbën vepër të rëndë penale është vrasja e anëtarit të familjes, elementi i dinakrisë që lidhet me veprimet tinëzare të tij, element mjaft lëndues prezenca e fëmijëve në të njëjtën makinë dhe ka mjaft elemente të vrasjes së rëndë, që tashmë janë vërtetuar dhe dihen publikisht.

Ndërkaq për motivet e ndryshme që përflitet, nuk mund të pajtohem që ekzistojnë të gjitha ato motive që po i dëgjojmë nëpër media të ndryshme, pasi motivin se pse ka ardhur deri te vrasja, e di vetëm i dyshuari që e ka përgatitë planin për vrasje dhe ai ka mundësi që këtë motiv të mos e tregojë asnjëherë. Shpeshherë ndodh që kryersit e veprave penale edhe nëse pretendojnë që e kanë treguar motivin, mos të jenë të sinqertë”, thotë avokati.

Previous Post

Vjen konfirmimi, Orges Shehi do të jetë trajneri i ri i Partizanit

Next Post

Ja shenjat që shikojnë punën e tyre dhe…

Next Post
Ja shenjat që shikojnë punën e tyre dhe…

Ja shenjat që shikojnë punën e tyre dhe…

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zbulohet skema mashtruese online, AKSK apel qytetarëve: Mos jepni të dhënat tuaja! Ja si duhet të mbroheni

Zbulohet skema mashtruese online, AKSK apel qytetarëve: Mos jepni të dhënat tuaja! Ja si duhet të mbroheni

June 8, 2025
Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

June 8, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al