Gazetari Elton Qyno ka reaguar lidhur me presionet që prokurori i SPAK, Behar Dibra, ka ushtruar ndaj tij, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke tentuar të mësojë burimin e informacionit të gazetarit, lidhur me publikimin e dokumenteve që po hetohen nga SPAK.
Qyno është mbajtur në SPAK për rreth 9 orë, më pas agjentët e BKH, me një vendim gjykate, kanë ushtruar kontroll në banesën e gazetarit.
Gazetari u shpreh se pas deklaratës së dhënë ka patur presione për të treguar burimin e informacionit.
“Më kanë komunikuar urdhrin e Gjykatës për të më kontrolluar shtëpinë, zyrën dhe makinën po ashtu. U futa në orën 11:00 dhe kam dalë diku nga ora 17:00. Nuk e di pse duhej që të bëhej e gjithë kjo. Sepse më thirrën për një urdhër ndalimi për publikimin e akteve.