Sunday, November 1, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

625 mijë euro për rindërtimin e shkollës Pojan në Pezë. Mbyllet pas 3 vitesh

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
625 mijë euro për rindërtimin e shkollës Pojan në Pezë. Mbyllet pas 3 vitesh
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tre vjet më parë qeveria investoi për rindërtimin e shkollës 9- vjeçare “Rufan Hakrama” në Pojan të Pezës, pas dëmtimit që pësoi nga tërmeti i nëntorit 2019. Rindërtimi i  kësaj shkolle i kushtoi buxhetit të shtetit 625 mijë euro.

Në shtator të vitit 2022 kjo shkollë u inagurua dhe hapi dyer për nxënësit e disa fshatrave të Njësisë Administrative Pezë. Por 3 vjet më pas, shkolla këtë shtator nuk i hapi dyert për të mirëpritur nxënës. Ajo është mbyllur si rezultat i uljes së numrit të nxënësve, pra mosplotësimit të kuotave.

Kështu që mbi 40 fëmijë të fshatrave  Grecë, Pojanë, Gjyslykanë vitin e ri shkollor janë të detyruar ta nisin në Pezë  të Madhe.

Fiksi pa nga afër gjendjen e shkollës e cila ishte bosh  dhe pyeti drejtoreshën e saj në një lidhje telefonike se cila ishte arsyeja e mbylljes së saj.  Drejtoresha Afërdita Belba tha për Fiksin se numri i nxënësve u pakësua , ku vjet mësimi bëhej në klasa kolektive dhe me dëshirën e prindërve u kërkua që këta nxënës të dërgoheshin  në shkollën “16 shtatori” në Pezë të Madhe. Ndërkohë që nga ana tjetër prindërit shprehen se janë detyruar t’i çojnë fëmijët në Pezë, pasi  shkolla në Pojan u mbyll. ” Unë dua ta çoj vajzën në shkollë dhe këtu se e kam të sëmurë” shprehet njëra prej banorëve.

I pyetur në lidhje me këtë çështje kryeplaku i fshatit nuk ka dijeni thjesht ka dëgjuar që shkolla është mbyllur.

Pra investimi prej 625 mijë eurosh shkoi dëm, për një godinë të boshatisur nga nxënësit dhe që tashmë edhe pse vetëm tre vjeçare ka filluar të prishet e të mbulohet nga plehrat.

Lubinjë fshati me dy klube dhe asnjë shkollë.

Të njëjtin fat ka edhe shkolla në fshatin Lubinjë të Gramshit. Shkolla 9-vjeçare e këtij fshati nuk do të hapet këtë vit. Vjet ishin 5 fëmijë, por nga këta 4 përfunduan klasën e 9 dhe njeri prej tyre që sivjet është në klasën e 7 do të shkojë në Gramsh për të vazhduar shkollën. Zilja e shkollës nuk ra sot dhe nuk dihet deri kur do të ndodh që të bjerë sërish, sepse fshati nuk ka më fëmijë.

Nga sot shkolla e fshati Lubinjë do të jetë aty si “muze” për të dëshmuar se dikur këtu kishte fëmijë./TopChannel

Previous Post

Nxënësit e shkollës “Met Hasa” në Durrës bojkotojnë mësimin, kërkojnë transport falas

Next Post

Çfarë dimë për sulmin izraelit ndaj Hamasit në Katar?

Next Post
Çfarë dimë për sulmin izraelit ndaj Hamasit në Katar?

Çfarë dimë për sulmin izraelit ndaj Hamasit në Katar?

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Pretendime për dhunë ndaj Ergys Agasit në burgun e Fierit

Pretendime për dhunë ndaj Ergys Agasit në burgun e Fierit

October 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Siguria e digave, në ping-pongun institucional

Siguria e digave, në ping-pongun institucional

October 31, 2026
Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

October 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al