SPAK zbuloi se babë e bir Ilir dhe Darjo Jashari drejtornin një skemë të madhe kontrabande cigaresh
Një prej skemave më të sofistikuara të kontrabandës me cigare në Shqipëri është goditur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në qendër të hetimit është një fabrikë cigaresh me status “Përpunim Aktiv”, e cila, në vend që të eksportonte prodhimin e saj siç parashikon ligji, e distribuonte atë në mënyrë të paligjshme brenda vendit dhe më tej drejt shteteve të Bashkimit Europian.
Sipas hetimeve të SPAK, fabrika e kompanisë Albania Tabak në pronësi dhe Ilir dhe Darjo Jasharo e vendosur në Librazhd , kishte marrë licencë për të funksionuar si një njësi fasoni, duke përfituar përjashtim nga detyrimet doganore për mallrat e importuara dhe të eksportuara. Por në praktikë, cigaret nuk dilnin nga vendi: ato shkarkoheshin në territorin shqiptar dhe më pas trafikoheshin ilegalisht drejt vendeve fqinje dhe në tregun europian.
Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit shqiptar kap vlerën e mbi 3.6 miliardë lekëve (rreth 40 milion euro), ndërsa për vendet e BE-së, mungesa e të ardhurave nga akcizat dhe taksat arrin në rreth 12.8 milionë euro.
SPAK thotë se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, i cili ka shfrytëzuar boshllëqet ligjore dhe bashkëpunimin me zyrtarë doganorë për të justifikuar daljen fiktive të mallrave nga Shqipëria. Në sistemin doganor “Asycuda World” janë regjistruar të paktën 30 raste eksportesh të falsifikuara, ku ngarkesat në fakt nuk kanë dalë kurrë nga vendi.
Në komunikatën zyrtare të Prokurorisë theksohet se marrëveshjet mes fabrikës shqiptare dhe kompanive porositëse jashtë vendit ishin të simuluara dhe destinacionet e deklaruara ishin të rreme. Vetë subjekti shqiptar caktonte vendndodhje që nuk ekzistonin realisht, duke mundësuar kështu fshehjen e mallrave në tregun e brendshëm apo kontrabandimin e tyre drejt jashtë.
Pjesë e kësaj skeme ishin edhe zyrtarë të doganave, të cilët jo vetëm nuk kanë shoqëruar ngarkesat deri në daljen nga territori kombëtar, por kanë lejuar edhe çlirimin fiktiv të tyre, duke e paraqitur mallin si të eksportuar.
Ndërkohë, një aspekt tjetër i rëndësishëm është prodhimi i paketave të cigareve pa pullë fiskale, gjë që ka sjellë shmangien totale të detyrimeve të pagueshme në vendet ku këto produkte përfundonin në mënyrë të paligjshme.
Pas muajsh hetimesh intensive, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e arrestit me burg për 6 persona, përfshirë pronarin e fabrikës me inicialet I.J. dhe disa shtetas të huaj. Ndërsa mbi 20 zyrtarë të doganave janë marrë në hetim me masa sigurie si ndalim për të dalë jashtë vendit dhe detyrim për paraqitje.
Skema, megjithatë, nuk ishte e panjohur për publikun. Që në vitin 2018, një grup gazetarësh investigativë kishte ngritur alarmin mbi aktivitetin e kësaj fabrike, duke zbuluar funksionimin e saj të dyshimtë dhe shfrytëzimin e statusit “Përpunim Aktiv” për qëllime kontrabande.
Raporti i atëhershëm dokumentonte përdorimin e dokumenteve të falsifikuara doganore, mungesën e kontrollit efektiv nga autoritetet, si dhe përfshirjen e strukturave shtetërore në tolerimin apo mbulimin e aktivitetit të paligjshëm. Ai paralajmëronte një rrjet të mirëorganizuar që kishte arritur të funksiononte për vite me radhë pa u ndëshkuar.
Goditja e SPAK vjen si një konfirmim i atyre zbulimeve dhe si një hap domethënës në luftën kundër evazionit doganor dhe kriminalitetit ekonomik të nivelit të lartë në vend.
Më poshtë është lista e plotë me 35 persona të pandehur të përfshirë në dosjen e SPAK për kontrabandë cigaresh me vlera kolosale:
Ilir Jashari
Darjo Jashari
Servet Dauti
Luan Qorolli
Nazmi Goçi
Gerti Ciu
Norion Spahia
Luis Mazreku
Durim Perja
Bordi Zotaj
Indrit Cenaj
Matilda Duzha
Andri Tola
Mentor Neli
Gentian Tabaku
Kreshnik Gumaj
Eldi Hoxha
Mile Bijeliç
Emin Shabani
Ilber Kolleshi
Ylber Karanxha
Blendi Resuli
Idlir Cukaj
Alisa Sinani
Ylli Sinani
Vladimir Goxhi
Shpëtim Logka
Rezart Doci
Altevin Norja
Lorenc Çela
Zeljko Stafjer
Matilda Duza (shfaqet dy herë për masa sigurie të ndryshme)
Gëzim Stërkshi
Juli Zogu
Florian Arapi