Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

24 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 4 ende aktive

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Shqipëria në flakë, 37 vatra zjarri në 24 orët e fundit, situata kritike në disa zona
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria vijon të përballet me një situatë të rënduar zjarresh në të gjithë vendin. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra të reja zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive dhe po kërkojnë angazhim maksimal të forcave operacionale.

Vatrat e zjarrit janë evidentuar në një gamë të gjerë bashkish, duke përfshirë: Dibër, Bulqizë, Vau i Dejës, Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Mallakastër, Fier, Selenicë, Finiq, Himarë, Kolonjë, Korçë, Përmet, Dimal, Elbasan, Peqin, Gramsh, Librazhd, Tiranë, Kavajë dhe Kamëz.

Aktualisht, vatrat aktive janë si më poshtë:

  • Qarku Dibër – Parku Kombëtar Lurë: Në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, dy vatra janë ende aktive. Njëra ndodhet në krahun e Gurë Lurës, ndërsa zona tjetër afër kanalit të ujit të HEC-it konsiderohet e izoluar dhe është nën monitorim. Vatra e dytë, në krahun e Malit të Dejës, është e përhapur dhe ndihmuar nga era, duke u zgjeruar drejt territorit të bashkisë Mat.
  • Qarku Dibër – Bashkia Bulqizë: Në zonën e “Malit të Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, vijon puna për shuarjen e një vatre të riaktivizuar. Deri tani janë përfshirë rreth 32 hektarë me shkurre dhe barishte. Zjarri është aktiv vetëm në një vatër mbi fshatin Vlash, që po monitorohet nga forcat operacionale.
  • Qarku Fier – Bashkitë Mallakastër dhe Fier: Vatra e zjarrit në zonën Drenovë–Gorishovë, njësitë Qendër Dukas dhe Cakran, vijon të jetë aktive. Për shkak të terrenit të thyer, erës së fortë dhe përhapjes së shpejtë të flakëve, kontrolli i situatës ka qenë i vështirë. Aktualisht zjarri vazhdon me intensitet në zonat me ullishte të fshatit Gorishovë.
  • Qarku Vlorë – Bashkia Himarë: Në fshatin Borsh, njësia administrative Lukovë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Ndërhyrja vazhdoi deri në orët e vona të mbrëmjes, por pa mundur izolimin e plotë të vatrës. Operacioni për shuarjen po vijon edhe sot, me mbështetjen e forcave të Forcave të Armatosura.

Si pasojë e zjarreve janë djegur mbi 154 hektarë me shkurre dhe bimësi, si dhe më shumë se 3,000 rrënjë ullinj, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme mjedisore dhe ekonomike.

Në operacionet e shuarjes së zjarreve janë angazhuar 57 automjete zjarrfikëse dhe 538 forca operacionale. Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, janë përfshirë edhe 2 helikopterë, 5 automjete zjarrfikëse dhe 120 efektivë nga Forcat e Armatosura. Sot, që prej orës 06:00, në terren ndodhen 50 trupa ushtarake dhe 5 automjete zjarrfikëse me personel mbështetës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme nuk parashikohen reshje. Sa i përket rrezikut për zjarre në pyje, niveli “I LARTË” pritet në qarqet: Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa niveli “I MODERUAR” në qarqet e tjera.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet emergjente në rast se konstatojnë një vatër zjarri.

Previous Post

Zbardhet plagosja me armë në Sarandë, kush janë 4 personat e shpallur në kërkim

Next Post

Vjosa mbrohet vetëm “me letra”! “Patagonia” ngre alarmin: Ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar

Next Post
Vjosa mbrohet vetëm “me letra”! “Patagonia” ngre alarmin: Ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar

Vjosa mbrohet vetëm "me letra"! "Patagonia" ngre alarmin: Ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë,

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë,

October 22, 2026
3 shenjat e horoskopit që do të kenë mundësi të fitojnë më shumë para

Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al