Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

22 prill, Dita Ndërkombëtare e Tokës

Editor by Editor
April 22, 2025
in AKTUALITET
0
22 prill, Dita Ndërkombëtare e Tokës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në kalendarin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sot është Dita Ndërkombëtare e Tokës, e cila, sipas ekspertëve, po bën qartë thirrje për veprim.

“Natyra po vuan, oqeanet mbushen me plastikë dhe bëhen më acide. Nxehtësia ekstreme, zjarret dhe përmbytjet, kanë prekur miliona njerëz”, shkruan OKB.

Më 22 prill 1970, në SHBA, u mbajt manifestimi i parë më i madh ekologjik, prej nga edhe doli ideja për shpalljen e kësaj date si Dita Ndërkombëtare e Tokës. Qëllimi i kësaj dite është angazhimi i të gjithë njerëzve anë e mbanë botës në mbrojte të Tokës. Po ashtu, qëllimi i kësaj date mbetet mbrojtja e planetit Tokë dhe të gjitha burimeve nga ndotja.

Ndryshimet klimatike, ndryshimet e bëra nga njeriu në natyrë si dhe krimet që prishin biodiversitetin, si shpyllëzimi, ndryshimi i përdorimit të tokës, intensifikimi i bujqësisë dhe prodhimi i blegtorisë ose tregtia e paligjshme e kafshëve të egra në rritje, mund të përshpejtojnë shkatërrimin e planetit.

OKB bën thirrje të rivendoset ekuilibri i ekosistemeve të dëmtuara, gjë që do të ndihmojë për t’i dhënë fund varfërisë, për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të parandaluar shfarosjen masive.

Në këtë ditë, OKB fton t’i kujtojmë vetes, më shumë se kurrë, se ne kemi nevojë për një zhvendosje drejt një ekonomie më të qëndrueshme që funksionon si për njerëzit ashtu edhe për planetin.

Rëndësia e Ditës së Tokës

Dita e Tokës u vu re për herë të parë në 1970, kur 20 milion njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër degradimit të mjedisit. Ngjarja u shkaktua nga derdhja e naftës në Santa Barbara më 1969, si dhe nga probleme të tjera të tilla si smogu dhe lumenjtë e ndotur.

Për gjatë gjysmës së shekullit të ardhshëm, Dita e Tokës vazhdoi të luante një rol të rëndësishëm në aktivizmin mjedisor.

Marrëveshja historike e Parisit, e cila mbledh pothuajse 200 vende së bashku në vendosjen e një objektivi të përbashkët për të ulur emetimet globale të serrave, u nënshkrua në Ditën e Tokës 2016.

Sipas “earthday.org”, Dita e Tokës synon të “ndërtojë lëvizjen më të madhe mjedisore në botë për të nxitur ndryshime transformuese për njerëzit dhe planetin”. Misioni i lëvizjes është “të diversifikojë, edukojë dhe aktivizojë lëvizjen mjedisore në të gjithë botën”.

Previous Post

Eurosig, lider në…/ Karteli i sigurimeve zhvat qytetarët, si po u merren 20-50 euro plus nga policat e sigurimit, shteti HESHT, mafia vijon punën

Next Post

Të shtëna me armë zjarri, policia gjen tre gëzhoja në  Fushë Krujë

Next Post
Të shtëna me armë zjarri, policia gjen tre gëzhoja në  Fushë Krujë

Të shtëna me armë zjarri, policia gjen tre gëzhoja në  Fushë Krujë

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

June 14, 2025
Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

June 14, 2025
Të shtënat me armë zjarri në Tiranë, krye-menaxheri i lloto-ve Lendi Palaj i përfshirë në sherrin e dhunshëm; policia fsheh ngjarjen

Të shtënat me armë zjarri në Tiranë, krye-menaxheri i lloto-ve Lendi Palaj i përfshirë në sherrin e dhunshëm; policia fsheh ngjarjen

June 12, 2025
Gjendet një trup i pajetë te “Bulevardi i Ri” në Tiranë

Gjendet një trup i pajetë te “Bulevardi i Ri” në Tiranë

June 17, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vrasja e Grei Bihucit pas sherrit në rrjetet sociale, çohen për gjykim dy autorët!

Vrasja e Grei Bihucit pas sherrit në rrjetet sociale, çohen për gjykim dy autorët!

June 18, 2025
“Shqetësim serioz”/ BE dënon sulmet e Edi Ramës ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

“Shqetësim serioz”/ BE dënon sulmet e Edi Ramës ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

June 17, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al