Friday, June 6, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“200 mijë € për kokën tënde”, Arben Lleshi e dinte që i ishin vënë pas. Indrit Shaqja: Më thanë ta sigurojmë ne…

Editor by Editor
December 19, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Ja pse e vrava”, zbardhet dëshmia e Sokol Mjacajt: Armën e gjeta…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Arben Lleshi ishte në dijeni se i ishin vënë nga pas për ta eliminuar. Dëshmia e Indrit Shaqjes, shokut të tij të burgut, zbulon të tjera detaje rreth kësaj. Shaqja mbeti vetë i plagosur në ngjarjen ku Leshi u ekzekutua në burgun e Peqinit.

Për prokurorin e rastit, ai është shprehur se Lleshit i ka ardhur një letër që e paralajmëronte se për kokën e tij ishin vënë 200 mijë Euro. E njëjta shifër ishte vënë edhe për Xheladin Krujën një tjetër emër i botës së krimit që disa vite më parë plagosi në qeli një të dënuar tjetër.

“Në vijim ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po paguajnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro”, thuhet në dosjen e prokurorisë të siguruar nga Klan News.

Për ekzekutimin e Lleshit, Shaqja thotë se ka marrë dy herë oferta. Pagesa do të ishte e njëjtë, 200 mijë Euro. Sipas tij, i janë dërguar dy letra me shkrim dore ku theksohej se do të paguhej për ta helmuar Arben Lleshin. Shaqja thotë se ia ka dhënë letrat në të dyja rastet vetë Lleshit dhe për këtë ka dijeni i gjithë burgu.

“Ka deklaruar gjithashtu se gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkrujtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysmë më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se do të paguajmë 200 mijë Euro, do të sigurojmë dhe helmin që ti ta kryesh vdekjen e atij, Arben Lleshit. Nëse je dakord në të dyja rastet i kanë thënë se nëse je dakord na kthe përgjigje me letër. Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi për të cilin deklaroi se ka dijeni gjithë burgu. Kam pasur marrëdhënie të mira në Fushë Krujë ndërsa më pas i ka prishur për shkak se i përbuzte fenë ky i dënuar. Në Peqin ka qenë për 3 muaj në regjim të posaçëm se ju kap telefoni në dhomë”, është shprehur ai.

Arben Lleshi u ekzekutua në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj të premten. Indrit Shaqja mori plagë në këmbë. Mësohet se Lleshi vuante një dënim përjetë për shkak se vite më parë ka vrarë një shqiptar në Britaninë e Madhe. Pas kësaj ngjarje, në familjen Lleshi janë vrarë disa familjarë të tij.

Tags: 200 000 euroArben LleshihelmimIlir SHaqjaSokol Mjacaj
Previous Post

Misteri i armës që siguroi në burg Mjacaj dhe 4 takimet me Ildën që i solli ushqime

Next Post

“Duhej të isha në 3-she”, Kolela: Asnjë keqardhje te Partizani, dera gjithnjë e hapur për…

Next Post
“Duhej të isha në 3-she”, Kolela: Asnjë keqardhje te Partizani, dera gjithnjë e hapur për…

“Duhej të isha në 3-she”, Kolela: Asnjë keqardhje te Partizani, dera gjithnjë e hapur për…

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
“Akuza politike ndaj Berishës”, Bardhi: Basha hesht ‘i detyruar’, koha do e provojë

Ja pse Kuvendi i Berishës është një qokë për Gazment Bardhin

November 30, 2023
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

June 6, 2025
Taulant Balla mesazh për Kombëtaren para ndeshjes Shqipëri–Serbi: “Me za, me shpirt e zemër, sot, nesër e përherë!”

Taulant Balla mesazh për Kombëtaren para ndeshjes Shqipëri–Serbi: “Me za, me shpirt e zemër, sot, nesër e përherë!”

June 6, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al