Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH u panë sot në hyrjen e pallatit ku banon kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zonën e njohur si “Kodra e Diellit”, mes rrugicës së Trëndafilave dhe Jaseminëve.
Veç tyre sot ‘vizitorë’ pranë banesës së kryebashkiakut ishte edhe Alban Dabulla, botuesi i gazetës ‘Dita’.
Në foton e publikuar nga kryedemokrati Sali Berisha, ai shihet duke soditur nga jashtë ambienteve të banesës së kryebashkakut Veliaj.
“Vesh (Alban) Dabulla duke përgjuar SKAP-istët tek shtëpia e Lali Vjedhësit!”, shkruan Berisha, krahas fotos, por nuk dihet pse Dabulla u shfaq prane banesës kur po kontrollohej nga Byroja Kombëtare e Hetimit?