Thursday, May 22, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

1.5 milionë përdorues të TikTok-ut: Çfarë po ndjekin të rinjtë shqiptarë?

Editor by Editor
December 24, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
1.5 milionë përdorues të TikTok-ut: Çfarë po ndjekin të rinjtë shqiptarë?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Për Arditin, një adoleshent 16-vjeçar nga Shqipëria, TikTok është më shumë se një aplikacion social—është një mënyrë jetese.

Çdo ditë, pas shkollës, ai kalon rreth katër orë të humbur në një rrjedhë të pafundme videosh. Është gjëja e parë që kontrollon në mëngjes dhe e fundit që bën para se të shtrihet për të fjetur. Raporti i tij i kohës së ekranit në iPhone tregon se ai kalon mesatarisht 5-6 orë në ditë duke “lundruar” në këtë platformë, duke u përhumbur në videot që janë trende.

Sipas një raporti nga Kepios, në Shqipëri, TikTok ka mbi 1.5 milion përdorues, dhe 35% e përdoruesve janë mes moshës 12-25 vjeç, duke e bërë këtë grup moshe dominues në përdorimin e platformës. Këto të dhëna përkojnë me interesin e madh që kanë të rinjtë shqiptarë për TikTok-un, i cili shndërrohet në një formë argëtimi dhe një mundësi për të shprehur kreativitetin dhe mendimet e tyre.

Ndërkohë që Arditi lundron TikTok-un, përmbajtja që ai sheh pasqyron atë që po tërheq vëmendjen e të rinjve shqiptarë. Videot më të njohura që shfaqen në feed-in e tij janë një reflektim i kulturës që dominon këtë aplikacion dhe, fatkeqësisht, shumë prej këtyre trendeve ngjallin shqetësime.

Makina të shtrenjta, jetët luksoze dhe sherrët në shkolla janë disa nga përmbajtjet që shpesh dalin më në pah. Këto video shpesh shoqërohen nga “influencera” që shfaqin famën e tyre pa pasur ndonjë arsim të lartë, përdorin gjuhë vulgare për të tërhequr vëmendjen dhe biznese që reklamojnë produktet e tyre në mënyrë të shpejtë dhe të paverifikuar.

Trendet që po tërheqin vëmendjen e të rinjve shqiptarë:

Shqetësimi në rritje mbi ndikimin e TikTok-ut

Pas një incidenti tragjik në nëntor të vitit 2024, ku një adoleshent humbi jetën pas një përleshjeje që supozohet të ketë filluar në rrjetet sociale (por më vonë kjo gjë u hdh poshtë), qeveria shqiptare ka marrë masa. Kryeministri Edi Rama shpalli se do të mbyllet TikTok-u për një vit, duke e fajësuar atë për përhapjen e dhunës dhe ngacmimit, veçanërisht mes nxënësve të shkollave. Në përgjigje, kompania e TikTok-ut, deklaroi se nuk kishte asnjë provë që lidhte platformën me incidentin, megjithatë shqetësimet e prindërve janë në rritje.

Politikat rregulluese të TikTok-ut ekzistojnë për të parandaluar përmbajtjet shqetësuese, por ato shpesh janë të pafuqishme për të parandaluar shpërndarjen e videove me përmbajtje të dëmshme. Megjithatë, shumë përdorues vazhdojnë të shpërndajnë dhe të shikojnë përmbajtje që shkelin këto rregulla, duke përfshirë sfida të rrezikshme, dhunë, dhe nënvlerësim të edukatës dhe vlerave.

TikTok është një platformë ku përdoruesit shqiptarë janë shumë aktivë dhe përdorin me shumicë hashtag-e që lidhen me kulturën dhe identitetin shqiptar. Sipas FastMoss, disa nga hashtag-et më të përdorur janë:

Gjithashtu, sipas një raporti nga Brand24, rreth 240 milion postime përmendin Shqipërinë në TikTok, duke pasqyruar një angazhim të madh të përdoruesve shqiptarë në këtë platformë. Ky nivel i lartë i postimeve dhe shikimeve tregon ndikimin e fuqishëm që TikTok ka mbi kulturën dhe shoqërinë shqiptare, duke kontribuar në formimin e tendencave dhe diskutimeve që prekin brezin e ri./ Monitor

Previous Post

Digjen gjatë natës tre autobusë tek ish-Uzina e Autotraktorit

Next Post

Sarandë/ Gruaja vret burrin me sopatë, e goditi teksa flinte

Next Post
Sarandë/ Gruaja vret burrin me sopatë, e goditi teksa flinte

Sarandë/ Gruaja vret burrin me sopatë, e goditi teksa flinte

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie
Kendi i Avokatit

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

by Editor
May 16, 2025
0

E fundit nga Avokati Altin Goxhaj: "JAP DORËHEQJE NGA KRYETAR I ALEANCA KONSERVATORE PËR SHQIPËRINË PËR SHKAK TË REZULTATIT ELEKTORAL...

Read moreDetails
“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

March 7, 2025
Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

May 20, 2025
Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

May 16, 2025
Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni motin shqiptar! Nëse bie shi, e keni fajin ju

Zgjedhjet/ Shpresojnë demokratët, dridhet Rama nga Amerika, ja çfarë ka ndodhur

May 16, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Valë shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës, Ristani largon bashkëpunëtorët e Veliajt

Valë shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës, Ristani largon bashkëpunëtorët e Veliajt

May 22, 2025
Raporti i OBSH: Popullsia po plaket, nevojiten politika sociale

Raporti i OBSH: Popullsia po plaket, nevojiten politika sociale

May 22, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al