Teksa vijon procesi i zgjedhjeve, deri në orën 16:00, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 35.88%.
Qendrat e votimit u hapën zyrtarisht në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.
Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote gjithsej 3,713,761 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 114 mijë janë votues për herë të parë.