Saturday, July 5, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zgjedhjet/ 4 grupet se si ndahen partitë që do marrin pjesë

Editor by Editor
December 12, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Zgjedhjet/ 4 grupet se si ndahen partitë që do marrin pjesë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 11 Maji të vitit 2025, do të garojnë një numër i madh forcash politike, me partitë e vjetra, që disa prej tyre do të jenë në “luftën” për rezistencë, dhe partitë e reja, ku shumë prej tyre i ngjajnë njëra-tjetrës, teksa do të luftojnë për t’u futur në politikën aktive të Kuvendit.

Anëtari i “Lëvizjes Bashkë”, Kristjan Zoto ka bërë një ndarje ku i ndan në 4 grupime forcat politike që do të marrin pjesëë bazuar mbi idetë politike që ato përfaqësojnë.

Në grupin e parë, ai fut “Lëvizjen Bashkë” të drejtuar nga Arlind Qori si të vetme forcë politike në garë që përfaqëson një forcë të majtë progresive, me një vizion të qartë për drejtësi sociale, luftë kundër oligarkisë dhe përfshirje qytetare.

Tek grupi i dytë, futen partitë e djathta konservatore dhe liberale, duke përfshirë Partinë Demokratike, si forcën kryesore të këtij grupi, teksa në këtë grup fut edhe LZHK-në e Dashamir Shehit, si dhe fraksionet e ndara nga PD të cilat kanë krijuar parti të reja si “Mundësia” e Agron Shehajt, “Djathtas” e Enkeljd Alibeajt apo “ShpresOn” e Altin Goxhajt.

Në grupin e tretë fut partitë pa ideologji, të cilat deklarojnë se janë përtej të djathtës dhe të majtës, si Partia Socialiste e shndërruar në “Rilindje” të Edi Ramës apo edhe partitë e reja të Adriatik Lapajt, Endrit Shabanit apo historianes Elena Kocaqi.

Ndërkohë, tek grupimi i katërt fut PSD-në e Tom Doshit dhe Partinë e Lirisë së Ilir Metës, që sipas tij, mbështeten kryesisht në praktika klienteliste dhe përdorin favorizime për të tërhequr votues.

 

Kristjan Zoto shkruan në postimin e tij në rrjetet sociale se në horizontin e 2025-tës, kjo ndarje do të përcaktojë rrjedhën e mëtejshme të politikës shqiptare dhe ndikimin e saj në zhvillimin e demokracisë dhe shoqërisë.

Postimi i plotë:

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri, partitë politike mund të kategorizohen në katër grupe kryesore, bazuar në ideologjinë, mënyrën e organizimit dhe funksionimin e tyre në skenën politike:

1 – Partitë e majta: këtu është vetëm Lëvizja BASHKË që përfaqëson një forcë të majtë progresive, me një vizion të qartë për drejtësi sociale, luftë kundër oligarkisë dhe përfshirje qytetare.

2 – Partitë e djathta konservatore dhe liberale: kjo kategori përfshin partitë tradicionale dhe ato të reja që përfaqësojnë të djathtën politike, duke përfshirë grupime me orientime konservatore dhe liberale. Përçarjet brenda Partisë Demokratike kanë çuar në formimin e disa partive dhe fraksioneve.

3 – Partitë pa ideologji të qartë: këto parti e pozicionojnë veten “përtej të majtës dhe të djathtës”. Partia në pushtet, e cila është larguar nga ideologjia tradicionale e majtë, ka evoluar në një forcë më shumë pragmatike dhe klienteliste. Këto parti janë të fokusuara më shumë në qasjet pragmatike sesa në vizione të strukturuara ideologjike.

4 – Partitë klienteliste: kjo kategori përfshin partitë që mbështeten kryesisht në praktika klienteliste dhe përdorin favorizime për të tërhequr votues, veçanërisht nga shtresat më të varfra.

Kjo ndarje e partive politike pasqyron qartë fragmentarizimin e skenës politike shqiptare. Lëvizja BASHKË shfaqet si një forcë me ide dhe program të strukturuar, ndërsa partitë e tjera reflektojnë përçarjet ideologjike, pragmatizmin politik ose mbështetjen në struktura klienteliste.

Në horizontin e 2025-ës, kjo ndarje do të përcaktojë rrjedhën e mëtejshme të politikës shqiptare dhe ndikimin e saj në zhvillimin e demokracisë dhe shoqërisë.

Previous Post

Kiara dhe Olta kapen mat së bashku, ja cfarë po kurdisin ato

Next Post

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Çekaj

Next Post
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Çekaj

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Çekaj

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”

Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”

July 5, 2025
Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve

July 5, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al