Protesta e zhvilluar mbrëmë nga ana e Partisë Demokratike së bashku me forcat e tjera opozitare ka bërë jehonë dhe në mediat ndërkombëtare.
Përpos mediave amerikane dhe ndërkombëtare, edhe ato gjermane i kanë bërë jehonë protestës kombëtare të thirrur nga opozita pasditen e 7 tetorit në Tiranë.
“Trazira të rënda shpërthyen të martën në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Mijëra demonstrues të opozitës zhvilluan beteja në rrugë me policinë dhe hodhën kokteje molotov në ndërtesat qeveritare. Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Më shumë se 1000 policë ishin në detyrë.”, shkruan ndër rreshta “Der Standard”.
Po ashtu dhe “Tagesschau”, shkruan se në Tiranë është zhvilluatr protestë kundër politikave të kryeministrit Rama.
“Protestuesit akuzojnë qeverinë, ndër të tjera, për shtypjen e opozitës. Trazira të rënda kanë shpërthyer në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Ka pasur konfrontime të tjera mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë. Sipas policisë, dhjetë oficerë u plagosën. Protestuesit akuzojnë Partinë Socialiste në pushtet të Ramës për korrupsion, nepotizëm, mashtrim zgjedhor, ndikim në gjyqësor dhe përpjekje për të mbyllur gojën e opozitës.”
Franffurter Allgemein teksa përshkruan protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme shkruan se “demonstruesit akuzojnë Partinë Socialiste të kryeministrit Rama për korrupsion dhe nepotizëm. Ata e akuzojnë gjithashtu se po përpiqet të heshtë opozitën”.
“Të paktën 13 të plagosur në protestat antiqeveritare në Shqipëri”, ky është titulli i NTV, teksa shkruan se disa mijëra njerëz u mblodhën në protestat, të cilat u thirrën nga partia e djathtë opozitare PD.
“Demonstruesit kërkuan dorëheqjen e kreut të qeverisë socialist Rama, të cilin e akuzuan për shpërdorim detyre. Përleshjet shpërthyen para një ndërtese qeveritare kur protestuesit u përpoqën të çanin një pengesë policore dhe disa prej tyre hodhën mjete ndezëse.”
“Zemërimi ndaj qeverisë çon në trazira”, shkruan FAZ.NET, teksa vijon se kundërshtarët e qeverisë bëjnë thirrje për “mosbindje civile”. Ata po protestojnë kundër korrupsionit dhe shtypjes së opozitës.
“Trazira të rënda shpërthyen të martën në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Mijëra demonstrues të opozitës zhvilluan beteja në rrugë me policinë dhe hodhën kokteje molotov në ndërtesat qeveritare. Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Më shumë se 1000 oficerë policie u vendosën.
Ata protestuan edhe kundër arrestit shtëpiak të kreut të opozitës Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion gjatë kohës që ishte kryeministër. Berisha mohon çdo keqbërje. Burgimi i politikanit opozitar konsiderohet i motivuar politikisht.”
“ZDF heute”, shkruan se protestat e reja kundër qeverisë shqiptare kanë çuar në trazira të rënda.
“Opozita konservatore ka akuzuar prej kohësh socialistët e kryeministrit Edi Rama për korrupsion, mashtrime zgjedhore dhe ndikim në drejtësi.
Ata protestuan edhe kundër arrestit shtëpiak të kreut të opozitës Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion gjatë kohës që ishte kryeministër. Berisha mohon çdo keqbërje. Burgimi i politikanit opozitar konsiderohet i motivuar politikisht.”
“Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, protestat kundër qeverisë kanë çuar në trazira të rënda. Mijëra demonstrues të opozitës zhvilluan beteja në rrugë me policinë dhe hodhën kokteje molotov në ndërtesat qeveritare.
Përleshje shpërthyen përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama dhe selisë së Partisë Socialiste të tij, gjatë të cilave demonstruesit i vunë flakën një posteri të Ramës.
Disa mijëra njerëz ishin mbledhur para selisë së qeverisë në Tiranë dhe thërrisnin “Poshtë diktatura”. Kur u hodhën mjete ndezëse nga radhët e demonstruesve, shpërthyen përleshjet dhe policia përdori gaz lotsjellës.”, shkruan Zeit online
“Poshtë diktatura”, ky është titulli që ka përzgjedhur “Frankfurter rundschau”, teksa shkruan se Trazira të rënda kanë shpërthyer gjatë protestave antiqeveritare në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.