Saturday, May 10, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbulohet CV-ja e elektriçistes Aurora Polo, nuk plotëson kriterin bazë për drejtimin e RTSH, si i korruptoi anëtarët e Këshillit

Editor by Editor
February 2, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Zbulohet CV-ja e elektriçistes Aurora Polo, nuk plotëson kriterin bazë për drejtimin e RTSH, si i korruptoi anëtarët e Këshillit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas kërcënimit me shkrirje nga Kuvendi, Këshilli Drejtues i RTSH-së u zbyth me turp nga finalizimi i projektit korruptiv për të zgjedhur Aurora Polon në krye të RTSH, në shkelje flagrante të ligjit. Si kurrë më parë, kundër katapultimit të një elektriçisteje partiake në krye të RTSH, u pozicionuan Partia Socialiste dhe Partia Demokratike që dominojnë Kuvendin, shumica e mediave në vend, vetë kreu i Këshillit Drejtues Leka Bungo, prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri,
Asociacioni i Gazetarëve, SCIDEV-Center, Safe Journalists etj. Prapaskena sinjalizoi fillimisht përmes disa artikujsh planin korruptiv për emërimin e Aurora Polos në krye të RTSH, duke bllokuar me votë çdo kandidat që plotësonte kriteret.

Është e rëndësishme të theksohet se zonja Aurora Polo nuk ka asnjë lidhje me menaxhimin mediatik, informimin, gazetarinë. Aurora Polo u komandua drejtore e RTSH, pas dorëheqjes së Alfred Pezës, me vendim të Këshillit Drejtues më 24.7.2024, në shkelje flagrante të ligjit, pasi nuk plotësonte kriteret. Gjithashtu, Aurora Polo kandidoi dhe u kualifikua për drejtimin e RTSH në shkelje të ligjit, pasi nuk plotëson kriteret.

Statuti i RTSH ka përcaktuar qartë kriteret mbi të cilat duhet të bazohen anëtarët e Këshillit Drejtues për të zgjedhur drejtorin e RTSH. Neni 10, pika ç i statutit të RTSH parashikon që kandidati për drejtor i RTSH duhet: Të ketë përvojë pune jo më pak se 10 vjet, nga të cilat 5 vjet pozicione menaxhimi në media, institucione publike (jo administratë), sektori privat, në shkenca komunikimi, teknologji komunikimi dhe digjitale.

Është një kriter i cili nuk përmbushet nga zonja Aurora Polo. Prapaskena publikon CV-në e plotë dhe zyrtare të Aurora Polos. E gjithë karriera e saj është e fokusuar në sektorin energjitik, humbjet në rrjet, tensioni i lartë, tela dhe kabuj, shpërndarje energjie, faturime etj. Është një sektor i rëndësishëm, por nuk ka lidhje me mediat.

CV
Karriera:

Dhjetor 2014 – Janar 2020: Përgjegjës i Sektorit të Tensionit të Ulët dhe të Mesëm, Drejtoria për llogaritjet e humbjeve dhe Departamenti i Bilancit të Matjes. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (Nën varësinë e Ministrisë së Energjitikës).

Korrik 2010 – Prill 2014: Specialist në Licencat dhe Koncesionet Energjetike
Sektori – Departamenti i Standardeve Energjetike. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Mars 2008 – Shtator 2009; Specialist në Departamentin e Shitjeve dhe Marketingut – Drejtoria e Përgjithshme, Albtelecom sh.a.

Nëntor 2006 – Mars 2008; Shef i Furnizimit me Energji në Departamentin Teknik – Drejtoria e Përgjithshme, Albtelecom sh.a.

Shkurt 1998 – Nëntor 2006; Shef i Furnizimit me Energji në Qarkun Tiranë 1,
Albtelecom sh.a.

Janar 2011 – Prill 2014; Anëtar i Task Forcës Mjedisore të Energjisë Komuniteti, Vjenë, Austri.

Trajnimet

▪ Organizimi i kursit të trajnimit për “Menaxhimi i të gjitha pajisjeve të furnizimit me energji elektrike” nga Alb Telekom sh.a.. Tiranë, Shqipëri 07 – 20 maj 2007
▪ Trajnim mbi “Metodologjinë e shitjeve të bazuara në pyetje” organizuar nga Alb telecom sh.a. në bashkëpunim me Universitetin “EPOKA”, Tiranë, Shqipëri 05 – 23 tetor 2009
▪ Trajnim mbi “Kornizën Ligjore” organizuar nga Instituti i Administratës Publike, Tiranë, Shqipëri 08 – 12 Mars 2010
▪ Trajnim mbi “Energjitë e rinovueshme” organizuar nga TAIEX (Komisioni Evropian), Vjenë, Austri. 16-22 korrik 2011.

Me këtë CV, anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH, tashmë Këshilli i Korrupsionit, kanë votuar dy herë për Aurora Polon, në shkelje të ligjit; Nr.24.7.2024 kur e komanduan drejtoreshë dhe 27.01.2025 kur e kualifikuan si kandidate për drejtuese të RTSH.

Si i korruptoi Aurora Polo anëtarët e Këshillit Drejtues

Anëtari i Këshillit Drejtues i RTSH, Edmond Tullumani, është prova e qartë për farsën, klientelizimin dhe paligjshmërinë e zgjedhjes së drejtorit të RTSH.

Siç e konfirmon ky dokument ekskluziv, Tullumani ka votuar për përjashtimin nga gara për drejtues të RTSH-së të tre kandidatëve që plotësojnë kriteret si dhe ka votuar për konfirmimin e dy kandidatëve, njëri nga të cilët është drejtoresha aktuale e komanduar Aurora Polo, e cila nuk plotëson kriteret.

Faktet tregojnë se arsyet janë qartësisht korruptive dhe klienteliste. Më konkrerisht, Aurora Polo ka emëruar dhëndrin e Edmond Tullumanit, Elton Metaj, shef kabineti të drejtorit të RTSH, pra të kabinetit të saj. Jo vetëm kaq, por dhëndri i Tullumanit është praktikisht (jo me letra) drejtor i informacionit në RTSH.

Vajza e Edmond Tullumanit, Romana Tullumani, ishte pjesë e jurisë së Festivalit të 63 të RTSH, bashkë me Alma Bektashi, Ylljet Aliçka, Merita Rexha Tërshana, Florent Boshnjaku dhe Jonida Maliqi. Juria e Festivalit ngrihet me vendim të Drejtorit të Festivalit. Drejtori i Festivalit është drejtori i RTSH, pra Aurora Polo. Sipas rregullores, emërimi dhe shkarkimi i kryetarit dhe i anëtarëve të Jurisë së Festivalit bëhet me vendim të Drejtorit të Festivalit me propozimin e Drejtorit Artistik të Festivalit. Drejtori i Festivalit emërohet nga drejtori i RTSH, pra nga Aurora Polo.

Nuk vëmë në dyshim aftësitë e saj, por caktimi i Romana Tullumanit si pjesë e jurisë së festvalit është një qokë e Aurora Polos për babanë e Romanës, Edmond Tullumani. Në këmbim të këtyre interesave, Edmond Tullumani shpërdoron funksionin publik, duke mbështetur qorrazi me votë Aurora Polon për drejtuese të RTSH, në shkelje të ligjit.

Në RTSH e ka marrë rrogën edhe bashkëshortja e Edmond Tullumanit, Ranja Kovaçi. Zonja Kovaçi u shkarkua pasi nuk shkonte në punë, por qëndronte te çadra e Lulzim Bashës para Kryeministrisë në vitin 2017, duke kërkuar qeveri teknike dhe mbështetur Republikën e Re. “Ranja Kovaçi, arsyeja e zemërimit dhe shpërthimit tim të paraditshëm, që u largua padrejtësisht nga TVSH ditën e sotme…“, tha Basha në 4 mars 2017, në çadrën e Republikës së Re.

Në këtë formë, me fije interesash korruptive, Aurora Polo ka ‘lidhur’ edhe anëtarët e tjerë të Këshillit Drejtues, të cilët me paligjshmërinë e tyre po provokojnë Kuvendin për t’i shkarkuar në bllok. Dikujt i ka dhënë një projekt, dikujt tjetër i ka punësuar familjarët në RTSH, me dikë tjetër, siç është Ilir Keko, ka bashkëpunuar kur ishin te Albafilm për të tjetërsuar pronat publike. Ilir Kekos i është premtuar edhe projekti për realizimin e një dokumentari për babain e tij.

Gëzim Podgoricën, anëtarin tjetër të këshillit e ka bërë pjesë të delegacionit të Festivalit Europian.

Vajzës së Milena Selimit, anëtares tjetër, i ka dhënë projekt në Radio.

Engjell Ndocajn e lejon të punojë privatisht në RTSH për të realizuar dokumentarë.

Dionis Papadhimitri, sipas raportit të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, duhet t’i kthejë shtetit 30 mijë euro./Prapaskena

Tags: Anëtari i Këshillit Drejtues i RTSHAurora Polodorëheqjes së Alfred PezësEdmond TullumaniKëshilli Drejtues i RTSH-së
Previous Post

Në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet 34-vjeçari nga Lushnja

Next Post

Arrestohet babai që vrau të birin me thikë në Tiranë

Next Post
Arrestohet babai që vrau të birin me thikë në Tiranë

Arrestohet babai që vrau të birin me thikë në Tiranë

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”
AKTUALITET

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

by Editor
March 19, 2025
0

Faqja e njohur Lolita i ka kushtuar vëmendje ditën e sotme çiftit të njohur Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, të...

Read moreDetails
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

May 7, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Jupi falenderon ndjekësit: Ju dua 5.4 milionë sy që më shoqëruat këtë muaj

Jupi falenderon ndjekësit: Ju dua 5.4 milionë sy që më shoqëruat këtë muaj

May 9, 2025
Basha në “Pisk”: I vetmi vend që nuk kam shok është 7×7=313

Basha në “Pisk”: I vetmi vend që nuk kam shok është 7×7=313

May 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al