Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Zbardhet dëshmia e të plagosurit nga burri i ministres: Më kërcënonte të dorëhiqesha

Editor by Editor
April 26, 2024
in KRYESORE, POLITIKE
0
Zbardhet dëshmia e të plagosurit nga burri i ministres: Më kërcënonte të dorëhiqesha
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj, prej Andri Ibrahimajt, bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj.

Mësohet se në datën 21 nëntor 2023 është paraqitur shtetasi Eri Koshaj te komisariati nr.1 në kryeqytet dhe ka bërë kallëzim penal ku ka thënë se burri i ministres së Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj e ka goditur me thikë në trup. Drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Kredive ka marrë një goditje me  mjet prerës nga Andri Ibrahimaj, por fatmirësisht pa pasoja serioze për jetën.

Në Prokurorinë e Tiranës është referuar vepra penale “goditje për shkak të detyrës” ndaj Andri Ibrahimajt.

Koshaj ka thënë para oficerëve të policisë se kishte konflikte të hershme me Ibrahimajn pasi ky i fundit i kërkonte të dorëhiqej nga detyra e drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Përplasja mes të dyve mësohet se ka nisur që nga koha kur Delina Ibrahimaj mbante detyrën e ministres së Financave dhe Ekonomisë.

Pas marrjes së denoncimit prej tij, policia është vënë në ndjekje të Andi Ibrahimajt i cili nuk është gjetur në banesë.

Por, pas disa ditësh është bërë shoqërimi i tij. Burimet bëjnë me dije se ka qenë Prokuroria ajo që ka kërkuar nga policia që Ibrahimaj të hetohej në gjendje të lirë, për shkak se zanafilla e ngjarjes dhe goditja e Koshajt ishte bërë për shkak të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tefta Pashko”, pranë “Pazarit të Ri” në kryeqytet, në orët e mbrëmjes së datës 21 nëntor të vitit të kaluar. Andri Ibrahimaj i kishte zënë “pritë” Koshajt dhe pas përplasjes verbale, ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar në pjesën e shpinës, siç thuhet edhe në raportin mjekoligjor.

Mësohet se Eri Koshaj nuk ka marrë trajtim mjekësor në spital, por në aktekspertimin mjekoligjor thuhet se ai ka marrë goditje nga një mjet prerës.

Previous Post

Fevziu i jep lajmin se SPAK ka kërkuar masë ndaj tij, Meta: Le të vijnë te Konventa !

Next Post

“Meta dhe Kryemadhi mund të arrestohen në çdo çast”

Next Post
“Meta dhe Kryemadhi mund të arrestohen në çdo çast”

“Meta dhe Kryemadhi mund të arrestohen në çdo çast”

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

June 20, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
SPAK çon për gjykim 6 ish-zyrtarë, akuza për shkelje në një tender mbi 2.2 mld lekë të ARRSH-së

Iu kap rreth 1.4 ton kokainë e heroinë, dërgohen për gjykim 2 trafikantë droge

July 1, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al