Saturday, July 5, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrau në qeli, shtyhet seanca për Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarët e burgut të Peqinit

Editor by Editor
December 18, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Vrau në qeli, shtyhet seanca për Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarët e burgut të Peqinit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Është shtyrë seanca për dhënien e masave të sigurisë për Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarët e ndaluar të burgut të Peqinit pas krimit të rëndë më 15 Dhjetor, ku u vra në qeli Arben Leshi dhe u plagos i dënuari tjetër me burgim të përjetshëm, Indrit Shaqja.

Prokuroria ka kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e provave.

Dinamika e ngjarjes

Prokuroria e Elbasanit në një komunikatë një ditë pas krimit zbuloi dinamikën e ngjarjes së rëndë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ku i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek, qëlloi për vdekje me tre plumba Arben Lleshin.

Organi hetues informoi se arma e zjarrit është futur në burgun e Peqinit dhe më pas është mbajtur në dhomë nga i dënuari Sokol Mjaca për rreth 20 ditë. Madje, dyshohet se i dënuari me burgim të përjetshë e ka mbajtur pistoletën edhe në ambjetet e përbashkëta në këtë burg (ajrim, apo rregjimi brendshëm).

Sa i përket momentit të krimit të ndodhur rreth orës 13:52 mesditën e së premtes (15 Dhjetor), Prokuroria e Elbasanit sqaron se Sokol Mjacaj ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Arben Lleshit duke e lënë të vdekur në vend, si edhe ka plagosur të dënuarin tjetër Indrit Shaqja.

Pas krimit, prokuroria sqaron se 28-vjeçari ka kërcënuar gardianët me armë dhe më pas është izoluar me pistoletën në dorë në ambjentet e takimeve me familjarët në këtë burg.

Ndërkohë janë ngritur dyshime se nga punonjësit e shërbimit, nuk kanë përmbushur detyrat funksionale, pasi nuk kanë kryer kontrollin fizik, që konsiston dalja e të dënuarit nga dhoma për ajrim dhe kthimin nga ajrimi për në dhomë në ditën e ngjarjes si dhe në ditët e mëparshme.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruara një armë zjarri, 5 gëzhoja, si dhe dy predha të dëmtuara.

Zyrtarët e ndaluar të burgut të Peqinit:

Kamber Hoxha, 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin;

Qani Muça, 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin;

Nikolin Gjonpalaj, 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin;

Vilson Shima, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef regjimi në IEVP Peqin;

Arben Dulellari, 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin;

Fatos Pire, 50 vjeç, banues në Belsh, polic shërbimi i IEVP Peqin;

Ilir Balla, 46 vjeç, banues në Peqin, polic shërbimi i IEVP Peqin;

Florenc Mile, 43 vjeç, banues në Lushnje, polic shërbimi i IEVP Peqin;

Genci Muça, 49 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës policie i IEVP Peqin;

Indrit Dubali, 41 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin.

Klement Haka, 44 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin;

Erjon Çela, 36 vjeç, banues në Belsh, punonjës policie i IEVP Peqin;

Previous Post

Efi Dhedhes do të marrë drejtimin e Big Brother Vip Fan Club? Ja detajet

Next Post

Vrasja që tronditi Amerikën/ Autori ishte liruar nga prokurori i Sorosit

Next Post
Vrasja që tronditi Amerikën/ Autori ishte liruar nga prokurori i Sorosit

Vrasja që tronditi Amerikën/ Autori ishte liruar nga prokurori i Sorosit

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Një bombë do të shpërthejë brenda 10 minutash”/ Mesazhi që alarmoi Kosovën

“Një bombë do të shpërthejë brenda 10 minutash”/ Mesazhi që alarmoi Kosovën

July 5, 2025
Mungesa e nënkalimeve në Rrugën e Arbrit izoloi 2 fshatra, banorët: Janë bërë aksidente

Mungesa e nënkalimeve në Rrugën e Arbrit izoloi 2 fshatra, banorët: Janë bërë aksidente

July 5, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al