Një ngjarje e rëndë është raportuar në Policinë e Graçanicës, ku një 34-vjeçare është gjetur e vdekur në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florie Ahmeti, ka thënë se ngjarja është duke u hetuar nga efektivët.
Më tej Ahmeti është shprehur se aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Ndërkohë trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi”, ka përfunduar ajo.
Siç raportohet ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në fshatin Suhadoll, magjistralja Prishtinë- Lipjan.
Po ashtu është bërë publik edhe identiteti i saj, ku raportohet se bëhet fjalë për shtetasen Artila Kamerin.
Mësohet se 34 vjeçarja ka lënë pas një vajzë. Nga ana tjetër, i dashuri i saj, raportohet se në Polici ka deklaruar se gruaja nga Gjakova u hodh nga dritarja e hotelit, pas një grindjeje me çiftit.
Viktima mësohet se është vajza e një familje të njohur afariste në qytetin e Gjakovës.
Media në Kosovë kanë provuar të marrë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës, por këtë të fundit ende nuk janë përgjigjur.