Friday, June 6, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja në burgun e sigurisë së lartë, jepet sot masa për drejtorin e IEDP Peqin dhe 11 zyrtarë të tjerë

Editor by Editor
December 18, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Vrasja në burgun e sigurisë së lartë, jepet sot masa për drejtorin e IEDP Peqin dhe 11 zyrtarë të tjerë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Jepet sot masa e sigurisë për drejtorin e burgut të Peqinit si dhe 12 persona të tjerë, zyrtarë të këtij institucioni dhe protagonistin e ngjarjes së rëndë, Sokol Mjacaj. Prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar të dielën Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan masën e ‘arrestit me burg’ për Mjaçajn dhe 12 të tjerët. Kujtojmë se Mjacaj, një i dënuar me burg përjetë qëlloi për vdekje një të burgosur, Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Të arrestuar për ngjarjen në fjalë janë drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, i emëruar në këtë detyrë në Nëntor të këtij viti si edhe Qani Muça, shefi i regjimit të godinës “41 biss”, Nikolin Gjonpalaj, ish-shefi i policisë së burgut të Peqinit, Vilson Shima, shef i regjimit të godinës B, Arben Dulellari, Specialist informacioni, salla operative IEVP Peqin, Fatos Pire, polic shërbimi, përgjegjës sektori kati i parë, godina B, Ilir Balla, punonjës shërbimi godina B, Florenc Mile, polic shërbimi tek godina B, Genci Muça, shërbim në kollonë, godina B, Indrit Dubali, punonjës roli bazë, godina B , Klement Haka, punonjës i rolit bazë, godina B dhe Erjon Çela, polic shërbimi, godina B në IEDP, Peqin.

NGJARJA
Në një nga qelitë e këtij burgu mesditën e të premtes Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në IEVP Peqin, qëlloi me armë zjarri ndaj të dënuarve me burgim të përjetshëm Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi. Ky i fundit nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa Shaqja mbeti i plagosur dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Autori i këtij krimi të pazakontë dhe nga më të rëndët në historinë e këtij institucioni është i dënuar për vrasjen e dy të turistëve çekë në Dukagjin në vitin 2015. Mjacaj qëlloi 5 herë me pistoletë nga dritarja e qelisë ku ndodhej objektivi i tij. Dy plumba i kanë shkaktuar vdekjen Lleshit, një plumb ka plagosur Indrit Shaqen.

Me armën e krimit në dorë Sokol Mjacaj, është neutralizuar rreth një orë pas ngjarjes me ndërhyrjen dhe negociatat e forcave RENEA, pasi iu garantua se nuk do i cenohej jeta. Hodhi armën dhe me një palë pranga lidhi veten në kangjellat e qelisë dhe priti arrestimin. Nga dëshmia që ka dhënë në hetuesi, Sokol Mjacaj kishte të paktën 20 ditë që e kishte siguruar armën e zjarrit tip pistoletë.

Pas arrestimit në qelinë e IEDP Peqin të autorit të krimit, i dënuar me burgimin të përjetshëm, në pranga përfunduan edhe drejtori Kamber Hoxha dhe 11 punonjës pjesë e zinxhirit komandues, të IEDP, Peqin, të cilët akuzohen se nuk kanë ushtruar kontroll ndaj të burgosurit. Ndërkohë rezulton se në 22 nëntor 2023 Ministria e Drejtësisë ka referuar një dosje në Prokurorinë e Elbasanit për ish-drejtorin e Burgut të Peqinit dhe 15 policë pranë këtij burgu, për veprime që kanë sjellë cënimin e sigurisë në burg. Një pjesë e kamerave të sigurisë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit në Peqin nuk punonin gjatë javëve të fundit. Po ashtu edhe skaneri prej kohësh nuk ka punuar dhe që është rregulluar vetëm para disa ditësh.

Previous Post

Spektakël dhe goleadë në “Bernabeu”, Villarreali s’e përballon dot Realin

Next Post

A do t’i hiqet imuniteti Berishës? Mblidhet sot Këshilli i Mandateve, opozita proteston para Kryesisë së Kuvendit. Çfarë pritet të ndodhë

Next Post
A do t’i hiqet imuniteti Berishës? Mblidhet sot Këshilli i Mandateve, opozita proteston para Kryesisë së Kuvendit. Çfarë pritet të ndodhë

A do t’i hiqet imuniteti Berishës? Mblidhet sot Këshilli i Mandateve, opozita proteston para Kryesisë së Kuvendit. Çfarë pritet të ndodhë

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij
AKTUALITET

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

by Editor
June 2, 2025
0

Një video nga një takim zyrtar mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe autoriteteve shqiptare u bë virale në rrjet. Në...

Read moreDetails
Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

June 5, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
“Akuza politike ndaj Berishës”, Bardhi: Basha hesht ‘i detyruar’, koha do e provojë

Ja pse Kuvendi i Berishës është një qokë për Gazment Bardhin

November 30, 2023
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kreu akte të turpshme para një gruaje, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Selanik

Kreu akte të turpshme para një gruaje, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Selanik

June 6, 2025
Të shtëna me armë në Kavajë, qëllohet drejt një çifti bashkëshortësh

Të shtëna me armë në Kavajë, qëllohet drejt një çifti bashkëshortësh

June 6, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al