Friday, May 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja në burgun e Peqinit, nis hetimi për punonjësit e institucionit

Editor by Editor
December 16, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Vrasja në burgun e Peqinit, nis hetimi për punonjësit e institucionit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së djeshme në burgun e sigurisë së lartë në Peqin ka nisur verifikimin dhe këqyrjen e pamjeve me imtësi të kamerave të sigurisë. Përmes tyre mund të krijohen indicie dhe prova rreth dinamikës së ngjarjes por edhe ndjekjes së lëvizjeve të autorit Sokol Mjacaj që qëlloi për vdekje bashkëvuajtësin e dënimit Arben Lleshin dhe plagosi shokun e qelisë së këtij të fundit Indrit Shaqja.

Hetuesit po verifikojnë kontaktet e autorit të dyshuar të ngjarjes, teksa në sitë po kalojnë edhe punonjësit e burgut për të konstatuar veprimet e tyre kohët e fundit. Ndërkohë, verifikime po bëhen edhe sa i takon procedurës së ndjekur që Sokol Mjacaj të përfundonte pikërisht në sektorin ku qëndronte shenjestra e tij dhe nëse ka element të dyshimtë qoftë në kërkesat që ka bërë ai, apo veprimet e përgjegjësve të burgut.

Punonjësit e këtij institucioni që ishin në shërbim apo morën shërbimin pas ngjarjes, u është dhënë urdhër të mos dalin nga vendi i punës deri në orët e para të mëngjesit të të shtunës. Kështu konfirmuan informacione në rrugë operative.

Në radhët e shërbimeve të burgut, flitet se një vendim i tillë, është marrë për shkak të sensitivitetit të ngjarjes dhe si masë për pengimin e daljes së informacioneve që mund të përbëjnë ndikim në hetimet intensive që po kryhen. Ndërsa versioni tjetër që jepet, është verifikimi i zbatimit të detyrave nga punonjësit para, gjatë dhe pas ngjarjes.

I plagosuri Indrit Shaqja ndodhet në spitalin e burgut në Tiranë, ndërsa në dëshminë e tij paraprake ka sqaruar dinamikën e ngjarjes. Ai ka treguar se ndodhej bashkë me Arben Lleshin kur Sokol Mjaçaj e thirri në emër shnjestrën, e teksa ky i fundit u ngrit për t’iu përgjigjur ai e qëlloi për vdekje nga dritarja e qelisë, ndërsa mbeti edhe vetë Shaqja i plagosur. Ky i fundit vijon duke thënë se nuk dinte ndonjë konflikt dhe se gjithçka ka ndodhur papritur.

Ndërkohë tentativa për t’i marrë dëshmi janë bërë edhe ndaj Sokol Mjacajt, për të cilin burime brenda grupit të hetimit shprehen të rezervuara të tregojnë detaje, por konfirmojnë se e ka pranuar krimin.
Previous Post

Ja shenjat e Zodiakut që janë në kërkim të aventurave dhe udhëtimeve

Next Post

Tragjike/ Aksidentohen me makinë dy shqiptarë, humb jetën shoferi

Next Post
Tragjike/ Aksidentohen me makinë dy shqiptarë, humb jetën shoferi

Tragjike/ Aksidentohen me makinë dy shqiptarë, humb jetën shoferi

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç
AKTUALITET

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç

by Editor
May 3, 2025
0

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Laç. Të plagosurit janë Liridon Ismaili Daniel Gjeloshi...

Read moreDetails
“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

March 19, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

May 7, 2025
“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

March 7, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Jupi falenderon ndjekësit: Ju dua 5.4 milionë sy që më shoqëruat këtë muaj

Jupi falenderon ndjekësit: Ju dua 5.4 milionë sy që më shoqëruat këtë muaj

May 9, 2025
Basha në “Pisk”: I vetmi vend që nuk kam shok është 7×7=313

Basha në “Pisk”: I vetmi vend që nuk kam shok është 7×7=313

May 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al