Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e Pëllumb Metës, si ra alibia e fëmijëve për zhdukjen e babait

Editor by Editor
February 28, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Vrasja e Pëllumb Metës, si ra alibia e fëmijëve për zhdukjen e babait
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vrasja e Pëllumb Metës, 50-vjeçarit që u ekzekutua brenda banesës së tij nga familjarët, vijon të mbetet një mister. Policia ka arrestuar vajzën e viktimës dhe dy djemtë e tij, ndërsa hetimet vijojnë.

Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar mbrëmjen e sotme rastin e vrasjes së Pëllumb Metës në Shenavlash të Durrësit, por shkaku i krimit vijon të mbetet i pazbuluar.

Dokumentari:

Por edhe pse Pëllumb Meta ishte kallëzuar i humbur nga familjarët, dyshimet e menjëhershme të grupit hetues u ndalën te pista e vrasjes dhe për këtë u urdhërua një kontroll i imtësishëm i kamerave në zonën rreth shtëpisë dhe në fshat.

Kontroll i cili rezultoi surprizues, pasi do të ishin këto kamera që do të rrëzonin të gjithë alibinë e ngritur nga familjarët, për humbjen e njeriut të tyre të afërt.

Dhe do të përforconin gjithmonë e më shumë bindjen te grupi hetues se ishin përballë një vrasje, të kryer brenda familjes. Ajo çka do të fundoste bashkëpunëtorët në krim do të ishte mëngjesi i herët pas vrasjes, nga ku doli se makina ‘Citroen’ e përdorur nga kryefamiljari Pëllumb Meta, lëviz pa zbardhur dita nga banesa drejt vendit ku u gjet e braktisur disa ditë më pas, në fshatin ‘Sektori Rinia’. Por, që në lëvizjen e saj kjo makinë nuk ishte e vetme. Pasi fill pas këtij automjeti nga banesa del një mjet tjetër.

“Gjatë këqyrjes së kamerave në subjektet pranë banesës së shtetasit Pëllumb Meta dhe të aksit rrugor që të çon në fshatin ‘Sektori Rinia’, ku u gjet i mbyllur automjeti, u konstatua se në orën 4.16 të datës 11 Shkurt 2024, nga rrugica e lagjes ku ndodhet banesa, del automjeti ‘Citroen’ i cili lëviz drejt vendit ku më pas u gjet. Vetëm tri minuta nga kjo rrugicë del një automjet tjetër që lëviz po në drejtim të ‘Sektorit Rinia’, i cili duket të jetë një ‘Audi’ me ngjyrë të zezë”, thuhet në dosje.

Pasi këto automjete kalojnë njëra pas tjetrës, dhe vihen re te ‘Sektori Rinia’, vetëm 6 minuta më pas në kthim konstatohet vetëm automjeti tip ‘Audi’, që në orën 4.34 merr drejtimin nga ‘Sektori Rinia’ për në Shënavlash do të ishte ky automjet tip ‘Audi’ që do të nxirrte zbuluar edhe autorët e mundshëm të ngjarjes, që për grupin hetues rezultuan familjarët e atij që tanimë konsiderohej si një viktimë e një krimi në familje. “Referuar provave të arsyeshme të parët që u thërritën për të dhënë dëshmitë e tyre, ishin familjarët e Pëllumb Metës, fëmijët Hysen, Amarildo dhe Hygerta Meta si edhe bashkëshortja Blerina Meta, të cilët u ballafaquan me provat e mbledhura. E para që pranoi fajësinë ishte vajza, Hygerta Meta, e cila tha se babain e kishte vrarë ajo dhe e kishte groposur në kasollen pranë shtëpisë. Dhe se armën e kishte hedhur në një kënetë”, thuhet në dosje.

Por ndërsa Hygerta Meta tha se makinën e babait e kishte çuar ajo në ‘Sektorin Rinia’, familjarët e saj thanë se ata e kishin marrë vesh vetëm më datë 22 shkurt që ajo kishte vrarë babain, pra vetëm 12 ditë më pas nga zhdukja e tij, gjë që iu duk aspak e besueshme grupit hetues. Gjatë dëshmisë së saj Hygerta i qëndroi versionit se e vrau ajo babain, pasi ai i keqtrajtonte.

“Babain e vrava unë me armën e zjarrit pistoletë tip TT që ai mbante në banesë. Arsyen përse e ndërmora këtë veprim është se ai donte të më fejonte më zor, ndërsa unë doja të vazhdoja studimet e larta. Ndërsa ai më vendoste në presion dhe donte t’i dilte fjala e tij”, thuhet më tej në dosje. Ky deklarim u mbështet edhe nga familjarët e tjerë, por grupi hetues vendosi të ushtrojë kontrolle edhe në banesë. Aty ku në katin e dytë, në një sirtar u gjet edhe një predhë arme.

“Gjatë këqyrjes së një sirtari në divanin që ndodhej në sallonin e katit të dytë të banesës, u gjet një predhë arme zjarri model 54 kalibër 7.62 mm”, tha Hygerta Meta. E gjendur përballë provave të pakundërshtueshme, të cilat rrëzonin dëshminë e saj se ajo ishte vrasësja e babait, Hygerta Meta pranoi më në fund se shkrepësi i vërtetë i armës, ishte vëllai i saj i madh Hyseni.

“Kishim kohë që kishim probleme me babain dhe nga bullizimi dhe fyerja që na bënte menduam ta vrisnim. Ditën e shtunë, më datë 10 shkurt, kur babai erdhi nga puna në orën 15.00 ai filloi të konfliktohej me vëllain. Më pas babai u shtri në një divan në kuzhinë. Gjatë kësaj kohe Hyseni ka marrë armën pistoletë tip ‘TT’ dhe ka qëlluar ndaj tij, katër herë. Gjatë kësaj kohe në banesë nuk ishte vëllai tjetër dhe mamaja”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe nga sa thotë e ëma që ajo nuk kishte dijeni për vrasjen, Hygerta tregoi se mamaja e saj e mori vesh për vrasjen me të mbërritur në banesë atë ditë. “Mamaja dhe vëllai i vogël e mësuan vrasjen e babait me të mbërritur në banesë”, shprehet ajo para hetuesve. Mamaja mbeti e tronditur nga ajo që kishim bërë. Gjatë mbrëmjes dy vëllezërit u morën me hapjen e gropës dhe fshehjen e kufomës si edhe me armën dhe gëzhojat. Ne ramë dakord me njëri-tjetrin që edhe nëse do të zbuloheshim, fajësinë do ta merrja unë. Mamaja pastroi dhomën si edhe divanin ku babai ishte shtrirë, gjatë momentit kur e qëlluam, ndërsa dy vëllezërit lëvizën makinën. Pas rrëfimit të Hygertës, krimin e pranoi edhe Hyseni, djali i madh i familjes. Ai që vetëm dy ditë më pas ishte paraqitur në polici për të denoncuar zhdukjen e të atit. Ai tha se babain e vrau, pasi ky i fundit e fyente vazhdimisht, për shkakun se ishte i papunë.

“Unë dhe familjarët e tjerë kemi pasur gjithmonë konflikte me babain. Ai më fyente vazhdimisht, pasi unë isha pa punë. Ditën e shtunë, më datë 10 shkurt, kemi qenë të dy në kuzhinë. Dhe ai më ofendoi sërish. Unë dola, mora armën tip ‘TT’, që ai e linte te një dhomë e vogël, u ktheva dhe e qëllova katër herë. Në orën 4.00 të mëngjesit, disa orë pas krimit, bashkë me vëllain kemi lëvizur makinën, për të krijuar idenë që babai ishte larguar nga banesa”, ka deklaruar Hysen Meta. Sipas Hysenit, makinën ‘Audi’ me ngjyrë të zezë me të cilën vëllai i tij e ndoqi, ata ia kishin marrë një mikut të tyre.

“Amarildo e mori makinën ‘Citroen’ dhe e lëvizi drejt ‘Sektorit Rinia’. Kurse unë lëviza me një makinë ‘Audi’ që ia kisha marrë një shokut tonë. Më pas armën e kemi fshehur në zonën e vaskave pranë kënetës, përballë banesës sonë”, shprehet Hysen Meta. Ashtu siç edhe deklaroi, arma e krimit u gjet pikërisht në vendin ku Hyseni tha se e kishin fshehur. E mbështjellë me një copë bezë. Faktin e largimit të makinës nga banesa e pranoi edhe djali i vogël i familjes. Në lidhje me pretendimet e Hygertës se babai kishte dashur ta fejonte me zor, grupi hetues mori në pyetje edhe familjen pretendente, e cila tha të kundërtën e asaj që deklaroi Hygerta.

Dhe se Pëllumbi babai i saj, nuk kishte pranuar ta fejonte, pasi sipas tij vajza ishte në shkollë të lartë dhe duhej të përqendrohej në mësime. Ndërsa pronari i automjetit tip ‘Audi’ tha se Hyseni i kishte kërkuar makinën, pasi do të fshihte një armë. Pavarësisht hetimeve, ku motra dhe dy vëllezërit u përballën me gjykatën, sërish ata i ndryshuan dëshmitë. Por kjo ngjarje duket se do të ketë shumë pikëpyetje në vazhdim. Ku një ndër më kryesoret është motivi i vërtetë i vrasjes së këtij babai. A është e përfshirë Blerina Meta në vrasjen e bashkëshortit, apo ishte një konsensus kriminal mes fëmijëve? Dhe a mundet një fëmijë të vrasë një baba në kohët moderne dhe cila është ajo forcë që e çon atë drejt një krimi të tillë, që e kemi hasur vetëm në tragjeditë antike të Sofokliut?

Previous Post

Dy viktima me armë zjarri në Korçë, ja ç’thotë Policia (Emrat)

Next Post

Të shtëna me armë në Fushë Krujë, 1 i plagosur/ Detajet

Next Post
Të shtëna me armë në Fushë Krujë, 1 i plagosur/ Detajet

Të shtëna me armë në Fushë Krujë, 1 i plagosur/ Detajet

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar
AKTUALITET

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar

by Editor
May 10, 2025
0

Një skandal me përmasa shokuese ka plasur në jug të vendit, duke tronditur opinionin publik dhe duke vënë thellësisht në...

Read moreDetails
Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

May 12, 2025
Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

May 12, 2025
Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

May 10, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Shkodra Elektronike” çon Shqipërinë në finalen e Eurovision

“Shkodra Elektronike” çon Shqipërinë në finalen e Eurovision

May 14, 2025
Përfundon numërimi i votave brenda vendit, dalin shifrat zyrtare: 55 mijë vota të pavlefshme

Përfundon numërimi i votave brenda vendit, dalin shifrat zyrtare: 55 mijë vota të pavlefshme

May 14, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al