Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim çështjen në ngarkim të të miturit Mario Përlleshaj, pasi ai akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani nëntorin vitit të shkuar pranë shkollës 9-vjecare ‘Fan Noli’ në Tiranë.
Gjyqtarja Migena Laska ka pranuar kërkesën e prokurorisë për gjykim të dosjes penale, ndaj adoleshenti Përlleshaj do të gjykohet për veprën penale ‘vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave’.
Po ashtu, gjykata rrëzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga 14 vjeçari.
Në seancë ishin të pranishëm edhe prindërit e të ndjerit, Engjell dhe Florina Cani, si dhe shoku që u plagos me Martinin, Luis Meçe. Kjo ngjarje e rëndë erdhi tre ditë pas një konflikti mes dy adoleshentëve brenda shkollës për arsye të dobëta. Konflikti, i cili dukej se ishte zgjidhur, shpërtheu përsëri brenda shkollës, duke çuar në ngjarjen tronditëse.