Saturday, May 17, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e Liridonës, eksperti i sigurisë zbardh motivin e krimit: E eleminuan për të mbrojtur…

Editor by Editor
December 5, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Vrasja e Liridonës, eksperti i sigurisë zbardh motivin e krimit: E eleminuan për të mbrojtur…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Të tjera dyshime janë hedhur lidhur me motivin e vrasjes së Liridona Ademajt nga Naim Murseli, bashkëshorti i vitkimës.

Kur kanë kaluar pak ditë nga ngjarja e rëndë, policia e Kosovës ka arrestuar Naim Murselin dhe dy persona të tjerë që dyshohet se vunë në jetë planin për vrasjen e 30 vjeçares, duke inskenuar një skenë grabitjeje.

Naim Murseli ka qenë një ndër këshilltarët e Behgjet Pacollit, por njëherazi duket se ka qenë një personazh që ka tentuar të shfrytëzojë pozicionin e tij, për të krijuar lidhje apo njohje jo vetëm politike, por edhe me figura të njohura të skenës.

Lidhur me vrasjen e Liridonës, Insajderi ka kontaktuar ekspertin e sigurisë, Bedri Elezi, i cili ka dhënë një tjetër version mbi motivin e vrasjes së 30-vjeçares.

Elezi tha se bashkëshortja e Naim Murselit, Liridona, ka pasur informacione për një vepër të krimit të organizuar në kohën kur Naim Murseli ishte këshilltar i atëkohë zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit.

Në këtë biznes kriminal, eksperti i sigurisë thotë se përveç Behgjet Pacollit dhe Naim Murselit ishin të përfshirë edhe persona tjerë të afërt me ish-zëvendëskryeministrin.

“Ne kishim informacion që vrasja ka të bëjë me një çështje tejet të ndërlikuar, por, për shkak se ishte situatë e tillë dhe ishin hetimet fillestare, nuk kemi dashur që të pengojmë apo ç’orientojmë pistat e hetueseve në rastin konkret.

Ne kemi dyshuar që e ndjera ka pasur informacione, të cilat mund të inkriminojnë ish-bashkëshortin e saj tani i dyshuar në vepra të tjera si dhe persona të tjerë dhe në bazë të asaj i njëjti është ndjerë i rrezikuar dhe për atë ka marrë veprim për organizimin apo sajimin e një vrasje siç e kemi parë”, ka thënë Elezi.

Ai madje thekson se në atë kohë Pacollit i ishte refuzuar vizita nga shteti i Suedisë për shkak të dyshimit të veprës së organizuar kriminale që lidhej me këtë shtet.

“Dyshimet janë se në kohën kur Behgjet Pacolli ishte zëvendëskryeministër dhe njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme i ishte refuzuar vizita e tij në Suedi, nën dyshimin për një vepër të krimit të organizuar që lidhej me Suedinë. Dhe më këtë rast dyshohet se ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme në atë kohë vetëm ishte në marrëdhënie dhe kishte në plan organizimin e biznesit në Suedi, prandaj dyshimet tona kanë qenë, që e ndjera mund të privohet nga jeta pikërisht për shkak se në rastin konkret personi i dyshuar (Naim Murseli) mund të ishte i implikuar në veprat, të cilat do ta inkriminonin atë dhe persona të tjerë. Mbase autoritetet e Suedisë kishin shprehur interesim për një rast në atë kohë i cili ka qenë goxha interesant”, u shpreh ai.

Elezi sqaroi se bëhet fjalë për një biznes në Suedi, ku ishte kryer vepra e shmangies tatimore dhe evazionit fiskal

“Në fakt fjala është për një biznes ku dyshohej se këshilltari i tij ishte i përfshirë në një biznes në Suedi, ku kishte kryer vepër shmangie tatimore apo evazion fiskal, në atë kohë – ku në rastin konkret ishte përmendur edhe emri i zëvendëskryeministrit të Kosovë me çka edhe ishte refuzu vizita e tij nga autoritetet suedeze në Suedi”, deklaroi ai.

“Deri më tani nuk mund të them me saktësi për llojin e biznesit që është zhvilluar por e di që në rastin konkret është përfshirë edhe një familjar apo njëri nga anëtarët e kompanisë të familjes Pacolli”, theksoi Elezi.

Eksperti i sigurisë ka hedhur poshtë mundësinë se vrasja të ketë ndodhur për shkak orientimit seksual të Murselit.

“Neve s’kemi pasur informacion për një rast të tillë, por organizmi i vrasjes së tillë nuk të le nenkuptime që ka të bëjë me orientim seksual sepse do të ishin ndarë për një rast të tillë dhe në asnjë mënyrë të shkonin deri tek mënyra e inskenimit, mënyra se si është organizu vrasja krijon më shumë dyshime që tani e ndjera është privuar nga jeta vetëm me qëllimin e mbajtjes së saj sekrete ku mund të jenë të implikuar edhe persona të tjerë”, deklaroi ai.

Kujtojmë se në fshatin Rracaj të Gjakovës, është bërë rivarrimi i trupit të Liridona Ademajt, e cila u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë.

Me kërkesë të familjes, trupi është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan.

Për vrasjen e Liridona Ademajt janë arrestuar tre persona ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka orkestruar vrasjen e bashkëshortes së tij.

Previous Post

“Jemi përballë rrezikut”, BE paralajmëron për rritje të sulmeve terroriste gjatë festave të fundvitit

Next Post

“Naimi përdori gjuhën e koduar”, avokati zbulon detajin para vrasjes së Liridonës

Next Post
“Naimi përdori gjuhën e koduar”, avokati zbulon detajin para vrasjes së Liridonës

“Naimi përdori gjuhën e koduar”, avokati zbulon detajin para vrasjes së Liridonës

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar
AKTUALITET

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar

by Editor
May 10, 2025
0

Një skandal me përmasa shokuese ka plasur në jug të vendit, duke tronditur opinionin publik dhe duke vënë thellësisht në...

Read moreDetails
Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

May 12, 2025
E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

May 16, 2025
Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

May 12, 2025
Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni motin shqiptar! Nëse bie shi, e keni fajin ju

Zgjedhjet/ Shpresojnë demokratët, dridhet Rama nga Amerika, ja çfarë ka ndodhur

May 16, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshimet

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshimet

May 17, 2025
Aksident pranë shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, plagoset rëndë motoristi

Aksident pranë shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, plagoset rëndë motoristi

May 17, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al