Sunday, July 6, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e Arben Lleshit, nga plagosja e 2018-ës në burg te ekzekutimi në Peqin/ Si u përdor Mjacaj

Editor by Editor
December 15, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Vrasja e Arben Lleshit, nga plagosja e 2018-ës në burg te ekzekutimi në Peqin/ Si u përdor Mjacaj
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Arben Lleshi u ekzekutua sot në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ndërsa autori i dyshuar i krimit është Sokol Mjacaj.

Disa orë pas ngjarjes, autoritetet ende nuk kanë dalë me një version për krimin, ndërsa e vetmja deklaratë zyrtare ishte ajo e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, që garantonte familjarët e personave që ndodhen në burg, se këto institucione janë të sigurta dhe nuk rrezikohej jeta e të burgosurve.

Në media janë publikuar versione të ndryshme mbi ngjarjen, ndërsa krimi ndodhi rreth 1 orë, pasi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, kishte firmosur urdhërin që Sokol Mjacaj do të mbyllej në 41bis, për disa ngjarje të mëparshme të ndodhura në këtë burg.

Vendimi i Manjës nuk ishte zbatuar ende për shkak të procedurave, ndërsa Mjacaj arriti të ekzekutonte me një pistoletë që nuk dihet se si kishte hyrë në burgun e sigurisë së lartë, objektivin.

Në raportimet jo zyrtare thuhet se vrasja është porositur nga persona nga jashtë burgut, pra një vrasje me pagesë, për të cilën nuk ka asnjë informacion zyrtar, ndërsa Mjacaj ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, ku po merret në pyetje.

Mjacaj ndodhej në burg për vrasjen e dy shtetasve çekë, turistë, të cilët i ekzekutoi për shkak se donte ti grabiste. Më herët Mjacaj ishte i dënuar për vrasjen e një 13-vjeçari, por u dënua me 5 vjet burg, pasi kishte bashkënuar me grupin hetimor duke treguar detajet mbi vrasjen dhe autorët e tjerë të krimit. Sapo doli nga burgu Mjacaj vrau dy turistët çekë.

Me tre vrasje mbi supe, dhe me burgim të përjetshëm, ndoshta Mjacaj është piketuar si një person i përshtatshëm, për ngjarje kriminale brenda burgut. Kjo të paktën shpjegon edhe vendimin e Manjës për ta izoluar atë në 41bis.

Në anën tjetër, Arben Lleshi, që mbeti viktimë, ndodhej në burg, për shkak se ka vrarë një bashkëatdhetarin e tij në Angli, të cilin më pas e dogji.

Referuar raportimeve, 5 vjet më parë, Lleshi u plagos me thikë po në burg, por ngjarja në atë kohë u trajtua dhe u hetua si një sherr mes të burgosurve.

Ekzekutimi i sotëm me armë zjarri, ndoshta tregon se tentativa për ta eleminuar Lleshin në burg ka nisur që 5 vjet më parë, dhe u arrit sot, duke përdorur një të burgosur që ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Lleshaj vuante dënimin përjetë për vrasjen e Agim Hoxhës dhe djegien e trupit të tij brenda një makine, ngjarje që ka ndodhur në vitin 2012 në Britaninë e Madhe.

Kjo ngjarje është pasuar me një seri vrasjesh në fisin apo familjen e Arben Lleshit. Në vitin 2013 u ekzekutua me armë zjarri Xhavit Lleshi, xhaxhai i Arben Lleshit.

Më pas në vitin 2016 u vra Hajredin Lleshi në fshatin e lindjes në Burrel, i cili është vëllai i Xhavitit dhe xhaxhai tjetër i viktimës së sotme Arben Lleshi.
Ndërkohë në vitin 2017 u zhduk pa gjurmë Artan Lleshi, djali i Hajredinit, i cili nuk është gjendur sot e kësaj dite. Të njëjtin fat pati edhe Klevis Lleshi, i cili u zhduk në vitin 2020 dhe eshtrat e tij u gjetën në pronën e dajave të viktimës së shkaktuar nga Arben Lleshi në Angli, Agim Hoxha.

Me vrasjen e sotme të Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj bilanci i vrasjeve në familjen Lleshi arrin në 4 të vrarë dhe një tjetër person që është zhdukur pa gjurmë.

Tashmë, i mbetet Prokurorisë të zbulojë se kush e porositi vrasjen e Arben Lleshit, dhe si u arrit që në burgun e sigurisë së lartë të futej një armë zjarri. Versioni i hedhur në media është ai që pistoleta është futur në mjediset e burgut me një dron, por po hetohet edhe pista e përfshirjes së punonjësve të burgut, që mund të kenë lejuar apo të kenë ndihmuar në futjen e armës në burgun e sigurisë së lartë.

Previous Post

Gjunkshi: Vrasja në burgun e Peqinit pasqyron cënimin e rendit dhe sigurisë

Next Post

Partizani shfrenon fantazinë, gati afrimi i sulmuesit të gjigandit të Serie A. Emri…

Next Post
Vlerat sipas “Transfermarkt”/ Të kuqtë e Partizanit në krye, Rrapaj rritje rekord

Partizani shfrenon fantazinë, gati afrimi i sulmuesit të gjigandit të Serie A. Emri...

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

July 4, 2025
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Mashtroi” në tenderin 100 mln lekë të Policisë, 9 muaj burg për “bosin” e Lel-Medical

“Mashtroi” në tenderin 100 mln lekë të Policisë, 9 muaj burg për “bosin” e Lel-Medical

July 6, 2025
Pas SPAK-ut dhe Gardës, “AlbaScan” fiton tender edhe nga Gjykata e Posaçme

Pas SPAK-ut dhe Gardës, “AlbaScan” fiton tender edhe nga Gjykata e Posaçme

July 6, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al